Home»Magazine»Personazhe»Jo vetëm mbrëmje gala dhe fëmijë: princesha tani shkruan edhe libra

Jo vetëm mbrëmje gala dhe fëmijë: princesha tani shkruan edhe libra

Madeleine e Suedisë kërkon të rikthehet fort. Jo vetëm për festën e madhe në Pallatin Mbretëror në Stokholm, ku priti Guvernatorin e Përgjithshëm të Kanadasë, David Johnston. Tani ajo është gjithashtu duke shkruar një libër për fëmijë. Princeshë e guximshme e oborreve veriore (përfundoi në revista për lidhjen me një playboy të pandreqshëm), në vitet e fundit Madeleine u zhduk nga skena: ajo shkoi së pari në Nju Jork dhe më pas në Londër, ku iu përkushtua dy fëmijëve të saj, Leonore dhe Nicolas, dhe burrit të saj Chris O’Neill, bankier me profesion.

Jeton momentet e bukura, si ditëlindjen e Leonore në lumin Tamiz, por edhe shqetësime: një vit më parë u tha se burri i saj e kishte nxjerrë familjen në rrugë, për një numër investimesh të rrezikshme në Florida. Tani, Madeleine dëshiron të rikthehet në qendër të vëmendjes. Pas debutimit të saj në botën e botimeve, ajo ëndërron që të organizojë një pasdite lojërash me Kate Middleton dhe bebet mbretërore, George dhe Charlotte. Çfarë mund të jetë më mirë, për të tërhequr vëmendjen, se sa të fotografohesh me dukeshën e Kembrixhit dhe vogëlushët e saj?/bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *