Home»Horizonti.al»Horoskopët dikur qenë të lidhur me një vrasës serial

Horoskopët dikur qenë të lidhur me një vrasës serial

“Absolutisht falas!” thuhej në njoftim, “horoskopi juaj personal”. “Një dokument prej 10 faqesh”- vazhdonte reklama. Ishte 16 prilli i vitit1968, dhe reklama e publikuar në një gazetë franceze, ftonte lexuesit të merrnin pjesë në një eksperiment të veçantë. Gjithçka që duhet të bënin ishte të dërgonin emrin, adresën, datën dhe vendin e lindjes, dhe do të merrnin një dokument 10 faqësh të personalizuar të horoskopit dhe profilin e personalitetit.

Shumë prej atyre që iu përgjigjen ofertës mbetën të impresionuar nga saktësia e çuditshme të profilit. Në tërësi, 94 përqind e të anketuarve u shprehën të kënaqur me të – edhe pse të gjithë kishin marrë të njëjtin dokument. Njeriu që qëndronte pas gjithë kësaj, psikologu Mishel Gokëlin, kishte porositur një astrolog profesionist për të bërë një interpretim mbi një person real që kishte lindur në Okser në orën 3 të mëngjesit të datës 17 janar 1897. Ky person shumë i veçantë u rrit për t’u bërë doktor Marsel Petio. Ai mbahet mend kryesisht si një vrasës serial në kohës e luftës në Francë, duke vrarë më shumë se 60 njerëz. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *