Home»Ekonomi»Gjermanisë nuk i shkon për shtat Euroja e dobët

Gjermanisë nuk i shkon për shtat Euroja e dobët

Ministri gjerman i Financave, Vlofgang Schaeuble, është përfshirë në debatin në lidhje me vlerën e monedhës së përbashkët evropiane, duke e akuzuar Bankën Qendrore Evropiane (BQE) për, siç tha ai, vlerën e ulët të euros, ngase ajo nuk i përshtatet Gjermanisë.

Në kundërshtim me pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump, Peter Navarro tha javën e kaluar se Berlini ishte duke abuzuar me vlerën e ulët e euros për të siguruar një suficit tregtar me partnerët e saj në BE dhe SHBA, Schäuble beson se politika e vlerës së ulët të euros në krahasim me monedhat e tjera që promovon ECB nuk i përshtatet Gjermanisë.

Siç njoftojnë mediat nga Berlini, në një deklaratë për revistën “Tagesspiegel”, Schaeuble argumenton se ekonomisë gjermane konkurruese i përshtatet euro e fortë.

Lidhur me tërheqjen e Britanisë nga BE-ja, ministri gjerman i Financave, ndryshe nga shumica e politikanëve evropianë që besojnë se Londra nuk mund të marrë ndonjë preferencë tregtare pas Brexit, ka theksuar nevojën për të arritur një marrëveshje të arsyeshme, duke pranuar se BE-ja ka përfitime nga Londra si qendër financiare. /Telegrafi/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *