Home»Ekonomi»Britani e Madhe, papunësia në nivele të ulëta rekord

Britani e Madhe, papunësia në nivele të ulëta rekord

Në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e papunësisë preku minimumin e 11 vjetëve. Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave, të papunët janë 4.8% e popullsisë në gjendje punës, për një total prej 1 milionë e 600 mijë personash.

Në pritje të Brexit, gjithashtu rritet numri i punëtorëve jo-britanikë: +233,000 në vitin e kaluar.

Uljes së shkallës së papunësisë, megjithatë, nuk i korrespondon rritja e mjaftueshme e pagave, larg standardeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe nën pragun e 2.8% të regjistruar në nëntor.

Mbi të dhënat peshon rritja e inflacionit, që u rrit me 1.8% në janar, më e larta që nga qershori 2014. /bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *