Home»Bota»Britani e Madhe, 70-vjeçarja zbulon 59 milionë Euro kokainë, tek shëtiste me qenin

Britani e Madhe, 70-vjeçarja zbulon 59 milionë Euro kokainë, tek shëtiste me qenin

Treqind e gjashtëdhjetë kg kokainë, me një vlerë 50 milion paund – rreth 59 milionë euro në kursin e këmbimit aktual – janë gjetur në dy plazhe në Britaninë e Madhe, në Norfolk, në bregun lindor të vendit, Mail Online. Zbulimi është bërë nga Valerie McGee, një grua në të 70-at që ishte duke shëtitur me qenin e saj. Qindra kilogramë kokainë ishin të futura brenda një duzine qese me ngjyrë, të lidhura me disa kuti plastike bosh, në mënyrë që të mos fundoseshin. Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar trafikantët. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *