Home»Bota»Alarm në Paris, e fejuara filmoi kamikazin që bënte betim para atentatit të radhës

Alarm në Paris, e fejuara filmoi kamikazin që bënte betim para atentatit të radhës

Një blic mëngjesin e sotëm në Montpellier, në jug të Francës, i ka mundësuar policisë të shmangë një sulm terrorist. Janë arrestuar 4 persona. Mes tyre një i dyshuar si kamikaz, si dhe e fejuara e tij, vetëm 16 vjece. Kjo e fundit kishte regjistruar një video betimi ndaj ISIS dy ditë më parë. Në apartamentin e tyre u gjet një laborator eksplozivësh.

“Blici mundësoi parandalimin e një sulmi të afërt”: e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm francez, Bruno le Roux, pas arrestimeve në Montpellier. “Jemi përballur me një rrezik tejet të lartë”, ka pohuar kryeministri i Francës, Bernard Cazeneuve. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *