Home»Horizonti.al»11 mistere të habitshme, që shkencëtarët nuk munden t’i shpjegojnë

11 mistere të habitshme, që shkencëtarët nuk munden t’i shpjegojnë

Duket sikur shkencëtarët kanë studiuar tashmë çdo gjë në planetin tonë, por nuk është kështu.

Macet gërrhasin kur ndjehen të lumtura, por askush nuk e di se si. Kur ato gërrhasin, ju nuk dëgjoni as rrahjen e zemrës së tyre!

Shkencëtarët thonë se macet bëjnë tingullin vibrues me kordat e tyre vokale. Frekuenca e tij përshpejton shërimin dhe zvogëlon dhimbjen, e cila është arsyeja pse macet gërrhasin, kur ato janë të stresuara apo të lënduara.

Shumë specie nuk kanë paraardhës. Askush nuk e di me ekzaktësi se kur amfibët u zhvilluan nga peshqit, sepse kafshët e para që u zhvilluan në tokë kishin gjymtyrë dhe koka të zhvilluara. Thuhet gjithashtu se dinosaurët u zhdukën pas një kataklizme natyrore 65 milionë vjet ëm parë. Në po të njëjtën kohë, specie gjitarësh u shfaqën nga askundi.

A kanë lopët një busull magnetike? Duke përdorur Google Earth, shkencëtarët studiuan me mijëra pamje kullotash të lopëve dhe zbuluan një model të çuditshëm. 70% e lopëve kthejnë kokat nga veriu ose jugu, ndërsa hanë ose pijnë. Kjo është vënë re në të gjitha kontinentet, pavarësisht terrenit, motit, dhe faktorëve të tjerë.

Një fenomen i pazakontë ndodhi në Oakville, Uashington, në gusht të vitit 1994. Në vend të shiut, substanca si pelte ranë nga qielli. Të nesërmen, dhjetëra njerëzve iu shfaqën simptoma si të gripit. Shkencëtarët analizuan substancën: ajo përmbante dy lloje bakteresh, njëra prej të cilave është gjetur zakonisht në sistemin e tretjes tek njeriu. Ata nuk mundën të gjejnë një lidhje mes baktereve dhe epidemisë misterioze.

Materia e zezë. Rreth 27% e universit është materie e errët. Ajo nuk lëshon apo ndërvepron me rrezatimin elektromagnetik, kështu që është e pamundur për ta zbuluar. Teoritë e para rreth materies së zezë u shfaqën rreth 60 vjet më parë, por shkencëtarët ende nuk kanë paraqitur dëshmi të drejtpërdrejta të ekzistencës së saj.

Sa planete ka sistemi diellor? Që kur Plutoni u përjashtua si një planet zyrtar, është besuar se janë tetë planete. Rripi Kuiper përtej Plutonit përbëhet nga objekte të akullt. Shkencëtarët zbuluan mijëra objekte në atë zonë, që janë edhe më të mëdha se sa Plutoni. Ata gjithashtu vunë re një boshllëk të madh në rripin Kuiper – një planet të panjohur i madh sa Toka tërhiqte nga vetja të gjithë gurët e Rripit.

Pse njerëzit janë mëngjarashë e djathtoshë?  Shumica e njerëzve (nga 70% deri në 95%) janë djathtoshë, dhe një pakicë (5% deri në 30%) janë mëngjarashë. Një numër i papërcaktuar janë të dyja bashkë. Gjenet kanë një ndikim, por një “gjen mëngjarash” nuk është identifikuar ende. Mjediset sociale kanë gjithashtu një ndikim: kur fëmijët mëngjarashë janë detyruar që të shkruajnë me dorën e të djathtë, disa prej tyre bëhen djathoshë.

Përse u shfaros megafauna? Kafshë gjigande të njohura si megafauna, u zhdukën rreth 10 mijë vjet më parë. Disa besojnë se ndryshimi i klimës vrau megafaunën, por nuk ka dëshmi të forta. Sipas një teorie, kafshët kanë ngordhur për shkak të urisë. Shkencëtarët në Alaska kanë gjetur mamuthë të ruajtur, barqet e të cilëve kanë qenë plot me zarzavate të patrazuara.

Përse ëndërrojmë? Disa besojnë se ëndrrat janë imazhe rastësore dhe valë të trurit. Të tjerë i konsiderojnë dëshira të nënvetëdijes, probleme të pazgjidhura, dhe përvoja. Studimi i ëndrrave quhet oneirologji. Shkencëtarët pohojnë se ëndrra simbolizojnë diçka të fshehur thellë në psikologjinë e njeriut, por askush nuk e di se çfarë saktësisht.

Rënkimet e hapësirës. Ndërsa studionin yjet e rinj në vitin 2006, shkencëtarët papritmas dëgjuan rënkime misterioze. Edhe pse tingulli nuk mund të udhëtojë nëpër hapësirë, valët e radios munden. Por nga vijnë ? Studiuesit dinë vetëm se valët nuk i përkasin yjeve apo fenomeneve të njohura kozmike.

Pse kemi lloje të ndryshme gjaku? Llojet e gjakut kanë antigjene të ndryshme në qelizat e gjakut. Ato janë sinjale të antitrupave që shkatërrojnë qelizat e huaja në trup. Por shkencëtarët nuk kanë asnjë përgjigje se pse ata janë të ndryshëm. Ka një sugjerim që ato janë të lidhura me sëmundjet e imunitetit. Njerëzit me gjak të tipit B janë më të ndjeshëm ndaj E. coli; njerëzit me gjak O janë më pak rrezik për të vdekur nga malaria. /www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *