Home»Keshilla»Shtatë gjëra që gjithmonë duhet t’i dini për të ardhmen

Shtatë gjëra që gjithmonë duhet t’i dini për të ardhmen

Sado e ndërlikuar të jetë jeta, mishërimi i tipare individuale të forta nuk është një gjë e vështirë. Kur bëjmë një përpjekje të vetëdijshme, natyrisht që të ardhmet tona respektive do të vjelin frutat. Ne jemi qenie njerëzore të forta, të afta dhe me ndikim, por pikësëpari duhet të kuptojmë, dhe më e rëndësishmja të besojmë që jemi të tilla. E ardhmja e gjithësecilit kërkon që të kemi një vetëdije dhe besim të tillë. Ja shtatë gjëra që duhet të dini për të ardhmen.

1. DASHURIA PUSHTON GJITHÇKA

Dashuria është emocioni më i fortë, më kuptimplotë, më i thellë që mund të ndjehet. Aftësia për të dashur njerëzit, përballë edhe kushteve më të zymta, është ajo që e bën njeriun me të vërtetë krijesë unike.

Gandhi një herë ka thënë: “Ku ka jetë, ka dashuri”. Një thënie e thjeshtë, e thellë nga dikush që e ka jetuar jetën e tij me dashuri dhe dhembshuri, deri në fund. Njerëzit më të admiruar në histori, shpesh e kanë përqafuar dashurinë në mënyra që i kanë lejuar të qëndrojnë fort përballë vështirësive, humbjes, dhe mungesës së shpresës.

Ne nuk jemi të ndryshëm. E vetmja konstante në jetë është ndryshimi, dhe aftësia për të dashur është njëkohësisht dhuratë dhe një nevojë.

2. PER ENDRRAT, IA VLEN GJITHMONE RISKU

Helen Keller një herë ka thënë: “Jeta është ose një aventurë e guximshme, ose asgjë”. Kur heqim dorë nga parëndësia e shqetësimeve të cekëta të jetës, ato që kanë më shumë rëndësi janë… ëndrrat tona.

Pjesa më e madhe e shoqërisë ka një “mendësi sigurie”, në atë që njerëzit duan të jetojnë në rehati dhe me sa më pak trazira. Shumë prej nesh duan të zgjohen, të shkojnë në punë, dhe gjatë kësaj kohe të gjejnë pak hapësirë, edhe për dëfrim.

Problemi me këtë gjë, është se shpesh herë vjen nga një vend frike – një emocion shumë i fortë, i cili i bën shumë njerëz të mos ndërmarrin risqe. Një gjë që është e rëndësishme ta kuptojmë të gjithë, është se frika është normale – të gjithë kanë frikë. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se mund ta përdorin frikën, në vend se frika të na përdorë ne.

3. NDERI DHE RESPEKTI JANE PARESORE

Nëse të gjithë përshtasim nderin dhe respektin si sjellje të domosdoshme, bota jonë do të ishte një vend shumë më pak i grindur. Fatkeqësisht, shoqëria ka përshtatur një mentalitet që i vë qeniet njerëzore përballë njëra-tjetrës. Ky nuk është një qortim ndaj konkurrencës, e cila në vetvete është e nevojshme. Megjithatë, kur heqim dorë nga mirësjellja e zakonshme për t’ia kaluar njëri-tjetrit, kjo është një njollë mbi strukturën e shoqërisë. Konceptet e nderit dhe respektit mësohen. Nderi dhe respekti përftohen. Dhe ne i përftojmë duke përqafuar një karakter vlerësimi të lartë.

4. E TASHMJA ESHTE GJITHÇKA QE KEMI

Koha është aseti ynë më i vlefshëm. Mendoni këtë gjë: jetëgjatësia mesatare e një personi në SHBA është afro 79 vite. Kushdo që ka mbërritur në moshë të mesme mund të jetë dëshmitar i thënies “Koha fluturon”. Sa më gjatë që jetojmë, aq më shpejt ikën koha.

Eshtë e habitshme të mendosh që shumë njerëz nuk e rrokin të tashmen, por gjithmonë punojnë, largohen, kërkojnë dhe kërkojnë – shpesh herë për asgjë të veçantë. Fatmirësisht, shkollat e mendimit që vënë theksin tek vetëdijësimin, kanë nisur të përhapen në një shoqëri e cila është në nevojë të dëshpëruar për të rizbuluar rëndësinë e të tashmes.

5. KURRE NUK DO TE KEMI “KOHE”

Shumë prej nesh përdorim justifikimin “Nuk kam kohë”, në një mënyrë apo një tjetër. Kjo shprehje përdoret pa pushim si justifikim. Dëmin më të madh kjo qasje e shkakton tek gjërat që janë të rëndësishme për ne – marrëdhëniet, objektivat, ëndrrat, shëndeti. Për gjëra të tilla të rëndësishme, a nuk do të ishte më mirë të gjenim kohë? Në fund të fundit, “nuk do të kemi” kurrë kohë nëse nuk e bëjmë vetë kohën.

6. NE NUK NA BEJNE RRETHANAT ATA QE JEMI

Një prej definicioneve të përgjegjshmërisë është aftësia për të zgjedhur reagimin tënd. Nuk mund të bëjmë sikur e dimë vështirësinë e rrethanave të disa njerëzve – këto janë shpesh rrethana që ata nuk i kërkojnë vetë. Megjithatë, disa prej njerëzve më me influencë shpesh herë kanë kaluar kushte nga më të këqiat.

Tendenca e lindur për të fajësuar rrethanat në jetën tonë është universale, dhe është vetëm njerëzore. Megjithatë, një herë që ne marrim në dorë kontrollin e reagimit tonë ndaj rrethanave, pavarësisht nga emocionet negative që kjo shkakton, kuptojmë fuqinë e vërtetë që kemi. Aftësia për t’u fokusuar tek reagimi, në vend të rrethanave, është tejet e vlefshme për të ardhmen tonë.

7. VETEKONTROLLI ESHTE ALEATI YNE

Emocionet janë mjaftueshëm të fuqishme për të dobësuar edhe më të vendosurit mes nesh. Dallimi i vendosmërisë nga lëkundja është aftësia për të kontrolluar mënyrën e të menduarit… dhe duke vepruar kështu, edhe kontrolluar emocionet.

Pak tipare janë aq të fuqishme sa aftësia për të kontrolluar mendjen përmes fokusit, vëmendjes dhe vetëdijësimit. Ndërkohë që zhvillimi i një aftësie të tillë është shpesh i lodhshëm, mundësitë janë të pafundme. Ky është me të vërtetë një prej mësimeve më të vyer, teksa lundrojmë drejt të ardhmes sonë. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *