Home»Horizonte»Paradoksi i plotfuqishmërisë i ka hutuar njerëzit prej shekujsh

Paradoksi i plotfuqishmërisë i ka hutuar njerëzit prej shekujsh

Kjo dilemë u ngrit që në shekullin 12 nga një mendimtar mysliman, dhe njerëzit vazhdojnë të debatojnë edhe sot

Paradoksi i plotfuqishmërisë, i njohur edhe si paradoksi i gurit, ngre këë pyetje: A mundet një qenie e plotfuqishme të kufizojë fuqinë e vet?

Sipas teizmit tradicional perëndimor, Zoti është i plotfuqishëm. Shkruhet në Bibël tek Luka 1:37: “Sepse me Zotin, asgjë nuk do të jetë e pamundur”. Kështu që, nëse thuhet se asgjë nuk është e pamundur për Zotin, duhet të jetë e mundur për Zotin që të bëjë një gjë të pamundur për veten e tij. Ndalemi pak, përpara se kjo gjë të bëhet e rëndë filozofikisht. Paradoksi i plotfuqishmërisë (ose paradoksi i gurit) thotë pak a shumë kështu: A mundet një qenie e plotfuqishme të krijojë një gur shumë të rëndë për ta ngritur vetë? Nëse është i plotfuqishëm, mundet ta krijojë këtë gur. Por nëse nuk e lëviz dot gurin, nuk është i plotfuqishëm. Kjo dilemë u ngrit që në shekullin 12 nga Averroës, një mendimtar mysliman, dhe njerëzit vazhdojnë të debatojnë edhe sot.

Përse bëhet kjo pyetje?

Eshtë një nga ato pyetje, që ngre të tjera pyetje më të rëndësishme. Ne nuk është se na bëhet vërtetë vonë për një gur super të rëndë, por ngritja e pyetjeve për ekzistencën e zotit ka më shumë lidhje. A është ekzistenca e tij, si përshkruhet shpesh, e mundur? Por edhe nëse shkon përtej pyetjes a akziston Zoti apo jo – a mundet të jetë e mundur të ekzistojë një qenie e plotfuqishme? / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *