Home»Histori»Figura historike që “e filluan shumë herët”

Figura historike që “e filluan shumë herët”

Deri në moshën 18 vjeç, Moxarti kishte kompozuar 30 simfoni. Aleksandri i Madh pushtoi dhe krijoi një perandori të madhe, deri në moshën 25 vjeç. Albert Ajnshtaini e botoi teorinë e relativitetit të përgjithshëm në moshën 26 vjeç. Mikelanxhelo krijoi Davidin kur ishte 28 vjeç

Mikelanxhelo një herë ka thënë: “Nëse njerëzit do ta dinin se sa shumë kam punuar për të arritur mjeshtërinë time, nuk do u dukej aspak e mrekullueshme”. Kjo gjë mund t’ju bëjë të ndiheni pak më mirë për veten tuaj, nëse keni kaluar moshën 28 vjec dhe ende nuk keni realizuar një prej veprave më madhështore të historisë së artit. (Mikelanxhelo krijoi “Davidi” dhe “Pieta” përpara se të mbushte 28 vjec). Sigurisht, puna e madhe luan një rol shumë të madh në arritjen e sukseseve të jashtëzakonshme, por, duket të ketë edhe shumë talent dhe aftësi…

Puna e madhe është një gjë, por ajo nuk shpjegon tërësisht se si një vogëlush i talentuar me emrin Volfgang Amadeus Moxart nisi të kompozojë muzikë dhe ta luajë atë që në moshën 6 vjec. Në atë moshë, ai ishte në gjendje të luante disa instrumenta. Ndonëse jo aq i ri në moshë, Aleksandri i Madh ishte ende në rininë e tij kur u bë mbret i maqedonëve në moshën 20 vjec. Në moshën 25 vjec, Aleksandri dhe ushtria e tij kishin pushtuar Perandorinë Perse, duke përfshirë qytetin e Babilonisë. Menjëherë më pas, ai themeloi Aleksandrinë, dhe me kalimin e kohës sundoi një prej perandorive më të mëdha që ka parë historia. Rreth po të njëjtës moshë (por jo në të njëjtën periudhë) Albert Ajnshtaini kishte botuar teoritë e tij të relativitetit të vecantë dhe të përgjithshëm. Këto teori përdoren ende si parime udhëheqës të fizikës. Përse janë të rëndësishme gjithë këto? Sepse tregojnë se mosha mund të mos përcaktojë aftësinë, etikën e punës, apo arritjet. Nuk është kurrë shumë herët për të dhënë kontribut të madh për botën – por nuk është kurrë as shumë vonë. / www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *