Home»Bota»RAPORTI I SHERBIMEVE TE FSHEHTE / Donald Trump: “Eshtë gjueti shtrigash!” Moska: “Eshtë bllof!”

RAPORTI I SHERBIMEVE TE FSHEHTE / Donald Trump: “Eshtë gjueti shtrigash!” Moska: “Eshtë bllof!”

Ironia e faktit, në këtë rast, qëndron në faktin se Donald Trumpi ka reaguar ndaj një strategje përdorimi mediash sociale, për të cilën pikërisht ai vetë është akuzuar se e çoi drejt presidencës. Ishin pikërisht lajmet e rreme dhe ndjekja e strategjisë së “post truth”-it, që e bënë Trumpin, nga një rival jo dhe aq serioz në fillimet e garës, në president të zgjedhur të SHteteve të Bashkuara. Çfarë të bësh në det, do të gjesh në kripë!

Moska thotë se dokumentat që thonë se Rusia ka informacione kompromentuese për Donald Trumpin janë fabrikim, dhe një “bllof total”. Rusia nuk ka mbldhur asnjëherë informacione të këtij lloji, as për presidentin e zgjedhur të SHBA, as për Hillary Clintonin, rivalen e tij.

“Kremlini nuk ka informacione kompromentuese për Trumpin. Ky raport nuk korrespondon me realitetin dhe është një sajesë”, deklaroi zëvendës shefi i administratës presidenciale në Rusi, Dmitry Peskov.

“Eshtë një bllof, një fabrikim absolut, një marëzi”.

Ai përsëriti se nuk ka informacione kompromentuese as edhe për Hillary Clintonin, dhe se autoritetet ruse nuk grumbullojnë këto lloje informacionesh.

“Sigurisht që jo. Kremlini nuk mbledh informacione kompromentuese. Kremlini dhe Presidenti rus janë të angazhuar për ndërtim marrëdhëniesh me partnerët tanë të huaj, pikësëpari në interes të Federatës ruse, në interes të popullit rus, në interes të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale”, tha Peskov.

Hashtagu “GoldenShowers” ka patur ndërkohë një shpërthim të vërtetë në Twitter, duke e bërë këtë temë më të diskutuarën në rrjetet sociale. Vetë presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka reaguar në Tëitter, duke shkruajtur “LAJME TE RREME! NJE GJUETI POLITIKE SHTRIGASH!” Ndërkohë që edhe nga të tjerë burime ka patur komente se bëhet fjalë për një lajm të rremë, i cili gjithësesi është bërë viral.

Ironia e faktit, në këtë rast, qëndron në faktin se Donald Trumpi ka reaguar ndaj një strategje përdorimi mediash sociale, për të cilën pikërisht ai vetë është akuzuar se e çoi drejt presidencës. Ishin pikërisht lajmet e rreme dhe ndjekja e strategjisë së “post truth”-it, që e bënë Trumpin, nga një rival jo dhe aq serioz në fillimet e garës, në president të zgjedhur të SHteteve të Bashkuara. Çfarë të bësh në det, do të gjesh në kripë! / www.bota.al

Lexoni më poshtë raportin e shërbimeve të fshehtë amerikanë:

“CONFIDENTIAL” / Raporti i shërbimeve amerikane për Trumpin. Orgjitë në shtratin ku fjeti Obama dhe Michelle. Marrëveshjet e biznesit në Rusi. Ja pse presidenti i sapozgjedhur është peng i Kremlinit

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *