Home»Kuriozitete»Çfarë ishte guri i Diellit i vikingëve?

Çfarë ishte guri i Diellit i vikingëve?

Vikingët ishin lundërtarë të shkëlqyer, që mbërritën deri në Rusi dhe Amerikën e Veriut, por teknikat e tyre të lundrimit nuk janë kuptuar gjithmonë. Një “gur dielli” misterioz i përmendur në një sagë islandeze të mesjetës, konsiderohej thjeshtë legjendë deri kur një kristal i errët u zbulua së fundmi mes pajisjeve të lundrimit në një anije të fundosur të kohës së Tudorëve.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se pajisje, kur mbahet lart në drejtim të qiellit, formon një busull diellore që tregon vendndodhjen e Diellit, përmes rrathëve koncentrikë të dritës së polarizuar, edhe nëse ka re të dendura, apo në muzg. Tani mendohet se ky ka qenë guri misterioz që ndihmoi vikingët si “Fatlumi” Leif Erikson në Njfaundlend, dhe përdorimi i tij mund të ketë vazhduar deri në fundin e shekullit 16./bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *