Home»Magazine»A mund të jetë turma e mençur?

A mund të jetë turma e mençur?

James Surowiecki mbështet një tezë që është në kontrast të plotë me një prej ideve më të përhapura të kulturës të cilës i përkasim: bindja se një tërësi personash të bashkuar formon një subjekt të ndryshëm nga individi dhe se ky subjekt karakterizohet nga aftësin intelektuale më të vogla respektivisht individit dhe nga reagime emotive shumë të mëdha.

Psikologjia kolektive është disiplina që në mënyrë konsistente, duke filluar nga fundi i Tetëqindës, ka studiuar këtë subjekt kolektiv në relacion me rolin e tij në rritje në jetën e shoqërisë: autorë të mëdhenj si Freud e Kelsen, Simmel e Ortega y Gasset, janë marrë për të shprehur të qënurin e tyre dakord me tezat e tij ose për t’i kritikuar. Por janë pozitivistët si Gustave Le Bon apo italiani Scipio Sighele që përshkruan midis një shekulli dhe tjetrit fizionominë dhe sjelljen e turmës, atë protagonist të shoqërisë së masave që po lindte. Sipas psikologjisë kolektive, kur ndodhet sëbashku me të tjerë, individi i humbet karakteristikat e kontrollit mbi vetveten, nacionalitetin, autonominë, të cilat normalisht e përkufizojnë, dhe tenton të imitojë sjelljen e kujt i qëndron në krah, pa reflektuar lidhur me atë që po bën: në këtë mënyrë, është i gatshëm të kryejë çdo jjoj veprimi, sidomos nëqoftëse drejtohet nga një kryetar karizmatik që t’i drejtojë energjitë. Kështu, psikologjia kolektive thekson se individi i bashkuar në turmë është iracional, i dhunshëm, ekstrem, i modeluar nga të tjerët dhe nga kryetari, i lëvizur nga instinkte primitive që rishfaqen në situatën e afërsisë së ngushtë me të ngjashmit e tij.

Kjo disiplinë ka njohur rishikime dhe transformime të ndryshme gjatë gjithë Nëntëqindës dhe sot është zhdukur për t’u zëvendësuar nga psikologjia sociale, pikat e forta të së cilës janë të ndryshëm. Megjithatë, është akoma e pranishme në disa autorë të kohës tonë: mendohet këtu për shembull për Elias Canetti dhe veprën e tij “Masë dhe pushtet”. Ka shënuar shumë kulturën tonë, aq sa tezat kryesore të saj kthehen vazhdimisht dhe janë pjesë e një themeli idesh në të cilat besojmë në mënyrë pothuajse spontane: është sëbashku me të tjerët që mund të gjendet kurajoja për të kryer një veprim të jashtëzakonshëm apo që të mund të humbet ndjenja e së mirës dhe e së keqes, por është duke arsyetuar të vetëm, duke reflektuar, duke pyetur, që gjejmë përgjigjet e arsyes dhe të vetëdijes ndaj pikëpyetjeve që ngremë dhe zgjedhjeve për t’u kryer.

Është i kohëve të fundit zbulimi nga ana e disa ekonomistëve – midis të cilëve Surowiecki – që, në kundërshtim me sa pohon psikologjia kolektive dhe nga sa në fund të gjithë ne besojmë (kush nuk e beson, të më kalojë gjeneralitetet), turma është në fakt e mençur. Në çfarë konsiston mençuria e turmës?

Mbi bazën e eksperimenteve të përsëritura, është e mundur të pohohet – theksojnë këta ekonomistë – që gjykimi i turmës është gjithmonë praktikisht i përkryer. Me fjalët e autorit tonë: “Në rrethanat e duhura, grupet rezulton ë jashtëzakonisht inteligjentë, shpesh më shumë se anëtarët më të mirë të tyre”. Domethënë arrijnë – dhe mbi argumente tepër të ndryshëm – t’i shkojnë shumë afër së vërtetës: “Për të qenë inteligjentë, grupet nuk kanë nevojë që të jenë të dominuar nga individë të pajisur me një inteligjencë të jashtëzakonshme. Edhe pse pjesa më e madhe e komponentëve të tyre nuk është veçanërisht e mirinformuar apo racionale, një grup megjithatë mund të arrijë në një vendim kolektiv të mençur”. Përmbyset kështu teza kryesore e psikologjisë kolektive, sipas të cilës individi është intelektualisht superior ndaj turmës: “Nëqoftse vihet sëbashku një grup personash mjaftueshmërisht i madh dhe i diversifikuar dhe i kërkohet që të marrë vendime të cilat janë në interesin e përgjithshëm, me kalimin e kohës zgjedhjet e këtij grupi do do të rezultojnë intelektualisht superiore ndaj atyre të një individi të veçantë, për sa inteligjent dhe i mirëinformuar”.

Surowiecki ofron shumë shembuj të pohimit të tij, të siguruar me tërësi të ndryshme personash: nga një turmë e ngecur në autoveturat e saj në një bllokim trafiku dhe nga publiku i internetit, nga aksionistët dhe nga klientët e bankave, nga publiku i kuiceve televizive dhe nga bastaxhinjtë. Aspekti i vetëm që i bashkon këto grupe është se duhet të marrin veprime duke vepruar në mënyrë kolektive. Në këto raste shfaqet urtësia e turmës: turma sillet në mënyrën më të arsyeshme të mundshme, duke pasur parasysh kushtet në të cilat gjendet. Megjithatë, shpesh nuk e kupton, por edhe kish e vëzhgon sjelljen e turmës nuk e pranon urtësinë e saj dhe është i prirur t’i atribuojë sjelljen inteligjente jashtëzakonshmërisë së individëve të izoluar.

Domethënë, sipas autorit, do të ekzistonte në kulturën tonë një paragjykim individualist që na çon të nënvizojmë të gjitha rastet në të cilat individi sillet në mënyrë pozitive dhe për të anashkaluar të gjitha rastet në të cilat gabon, me fjalë të tjera nuk ia njeh urtësinë turmës edhe kur kjo manifestohet (dhe, sipas mendimit të tij, vazhdimisht). Atëhere, pyetja që pason menjëherë është: çfarë nënkupton fakti që një turmë është e mençur “në rrethanat e duhura”?

Një turmë, thekson autori, nuk e shpreh urtësinë në çfarëdo rrethane: përkundrazi, në disa kushte të veçanta sillet pikërisht siç thekson psikologjia kolektive, domethënë duke u dhënë jetë katastrofave, shkatërrimeve, dhunave, vendimeve absurde. Për të shprehur urtësinë për të cilën është i aftë, ajo ka nevojë për katër kushte: diversitetin (prani informacionesh dhe opinionesh të ndryshme), pavarësinë (opinionet e një personi nuk janë të kushtëzuara nga ato të të tjerëve), decentrimin (të qënurin afër me problemet specifike) dhe agregimin (një mekanizëm i aftë që ta transformojë opinionin personal në gjykim kolektiv).

Autori ka në mendje kështu një turmë të rregullt, koherente dhe të nënshtruar rregullave. Arrihet kështu në disa paradoksë të dukshëm: për shembull, është pozitiv fakti që një turmë të jetë e diferencuar (që njërët të mund të mësojnë nga të tjerët), ndërsa një tepri komunikimi mund ta bëjë më pak inteligjente. Është e gabuar të mendohet se një grup i shumtë në numër është i vështirë për t’u menaxhuar: shpesh jep rezultate më të mira se një grup në mënyrë të tepruar homogjen. Motivi: nëqoftëse grupi është homogjen, tentohet të jenë të gjithë dakord dhe nuk kanë mundësinë që të shfaqen ato pozicione të ndryshme që balancojnë një gjykim të gabuar.

Vëllimi përfundon lidhur me politikën dhe kjo ishte e pashmangshme. Në fakt, sipas paragjykimit individualist që autori i atribuon kulturës tonë, në përgjithësi jemi të tunduar që t’i zgjidhim problemet me ndihmën e një eksperti: një individ i specializuar që aplikon përgatitjen e tij ndaj çështjeve në fushë. Në politikë, një zgjidhje e kësaj natyre shkon nën emrin e teknokracisë. Kurse, sikur ta pranonim urtësinë e turmës, do të ishim më të prirur ta shikojmë të mirën që ndodhet tek demokracia. E gjitha kjo na qetëson lidhur me fatet e botës tonë, e përbërë në pjesën më të madhe nga demokraci. Megjithatë, vërejmë se arsyetimi i Surowiecki është rrethor: një prej aspekteve kryesore që psikologët kolektivë i atribuojnë turmës është fakti që secili imiton atë që në krah, domethënë – sipas termave të autorit – që ushtron një influencë të fortë të të tjerëve mbi formimin e opinionit.

Psikologët kolektivë nxjerrin nga kjo teorinë e humanizmit: turma flet me një zë të vetëm dhe pavarësia e gjykimit zhduket e mbytur nga imitimi reciprok. Ndër karakteristikat e turmës ndodhet e kundërta: por vetëm pse pavarësia (domethënë fakti që opinioni nuk është i influencuar nga ai i të tjerëve) është tashmë e presupozuar në “kushtet e drejta” me qëllim që të shprehë urtësinë e turmës. Sigurisht, nëqoftëse grupi është mjaftueshmërisht i diferencuar, koheziv, por jo shumë uniform, mjaft i arsimuar sa të arrijë të vendosë një konfrontim të brendshëm, nëqoftëse është afër me problemet specifike që duhet të përballojë dhe nëqoftëse opinioni formohet pa arritur që grupi ta influencojë, turma është e mençur. Bëhet fjalë për një turmë të rregullt dhe të nënshtruar rregullave. Më shumë se një turmë, do të thuhej se bëhet fjalë për një grup të përgatitur në mënyrë oportune: një çikë i ndryshëm nga turmat e rrugëve për të cilën flisnin psikologët e fundit të Tetëqindës.

Ato mendonin për aksione kolektive si linçime, shkatërrimet e zyrave, plaçkitjet. Surowiecki ka në mendje turma të disiplinuara që rrallë veprojnë dhe shumë më shpesh vëzhgojnë. Turma e Surowiecki është një publik, do të kishin thënë psikologët e Tetëqindës, dhe trajtohet përgjithësisht në shembujt e dhënë për të mos marrë një vendim jetik me shpejtësi dhe në kushte rreziku, por për të shprehur një gjykim të tipit njohës. Sikur autori të kishte objeksionin se një linçim e shkatërron teorinë e tij, ai do të përgjigjej se nuk është një kundërshembull i vyer, pasi në këtë rast mungojnë “kushtet e drejta”. Do të ishte e bukur të mendohej se gjërat janë kështu dhe padyshim në disa raste përvoja provon tezën e urtësisë së turmës: fatkeqësisht jo gjithmonë jepen “kushtet e drejta”.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *