Home»Magazine»“Udhëtimi ynë i mrekullueshëm”. Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Michelle & Barack Obamës

“Udhëtimi ynë i mrekullueshëm”. Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Michelle & Barack Obamës

Në 1 Dhjetor, në Dhomën e Kuqe të Shtëpisë së Bardhë, Barak dhe Michelle Obama u ulën me Kryeredaktorin e “People”, Xhes Kegell dhe korrespondenten e Shtëpisë së Bardhë, Sendra Uestfoll. Në këtë intervistë, çifti presidencial flet për kohën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë dhe si po i përjetojnë ditët e fundit.

Znj. Obama, verën e kaluar ju thatë se zgjoheni çdo ditë në një shtëpi të ndërtuar nga skllevër, dhe shihni vajzat tuaja të luajnë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë? A e kishit në mendje këtë simbolikë, ditën kur u futët aty?

Michelle Obama: Jo, jo, jo. Kjo është shumë e thellë. Ditën që hyn, ti përpiqesh të gjesh, ku janë banjat? Nuk ke kohë të mendosh për domethënien apo rëndësinë e asaj që po bën. Duke parë nënën time brenda kësaj shtëpie, duke ditur se nga vjen ajo – nga një familje e varfër – ta shohësh pra në ballkonin Truman dhe të prezantojë këtë vend si Gjyshja e Parë, dua të them, këta momente janë po aq surrealë, sa edhe të shohësh vajzat të rriten këto tetë vite në këtë vend.

  1. President, a ju ka bërë të jetuarit me vjehrrën, të lidheni në një mënyrë që nuk e prisnit?

Barack Obama: Unë e dua vjehrrën time. Pikësëpari, ajo më mbron nga Michelle. Kështu, nëse Michelle është e zemëruar me mua, ajo thotë:


Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *