Home»Argetim»Enciklopedike»Jezusi lindi vërtetë në vitin zero?

Jezusi lindi vërtetë në vitin zero?

Jo, nuk lindi në vitin e parë të erës sonë, por më pas apo (me siguri) më para. Rreth vitit 6-7 para Krishtit, sipas pjesës më të madhe të studiuesve. Nga katër ungjijtë, dy prej tyre (sipas Markut dhe Gjonit) nuk thonë asgjë për këtë temë; një i tretë, i kushton Krishtlindjesh një varg telegrafik: “Jezusi lindi në Betlehem të Judesë, në kohën e Mbretit Herod” (Mateu 2:1). Vetëm Ungjilli sipas Lukës jep pak më shumë hollësi. Një heshtje kaq e madhe nuk duhet të habisë: të krishterët e hershëm e konsideronin të sikletshme që të flisnin për disa aspekte të jetës së Mesias, që konsideroheshin si shumë “tokësorë”. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *