Home»Histori»HISTORI / Europa e keltëve

HISTORI / Europa e keltëve

Screen Shot 2015-06-19 at 23.17.55

Barbarë të egër të civilizuar prej Romës, pijanecë të shtyrë drejt Italisë vetëm prej dashurisë për verën, njerëz brutalë të gatshëm të çiftëzoheshin me çdo lloj gruaje, qoftë kjo mëmë apo motër. Për keltët thuhen shumë gjëra. Por bëhet fjalë vetëm për thashetheme, fjalë të hedhura në qarkullim nga ana e historianëve grekë dhe latinë të epokës, shumë pak miqësorë me ata armiq që ishin aq shumë të zotët me armët, por kaq kopracë me tekstet e shkruar, saqë nuk kanë lënë pas asnjë burim të dorës së parë në lidhje me jetën e tyre.

Si kompensim, për ta mbetet një trashëgimi e shumëllojshme, e pranishme në pothuajse të gjithë rajonet europianë. Një shembull për të gjithë: nëse mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit keni provuar ëmbëlsira, keni bërë shakara e ju kanë vënë në lojë, mos falënderoni SHBA prej nga vjen moda e Halloween, por njerëzit që në shekullin e katërt para Krishtit banonin në pothuasje të gjithë Europën, festonin Vitin e Ri me rite ku mblidheshin të gjithë bashkë. Dhe që kujtohen nga emrat e shumë qyteteve, si për shembull Milano (nga një fjalë kelte e latinizuar në Mediolanum “Qendër e territorit”), Torino (Taurision “Toka e Taurinëve”), Ginevra dhe Genova (nga genaua që do të thotë “kënd”). Për të mos folur për pantallonat, për të cilat u detyrohemi…

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *