Home»Horizonti.al»Dhjetë sekretet më të mëdha skandaloze të Masonëve

Dhjetë sekretet më të mëdha skandaloze të Masonëve

“Listverse”

Frimasonët janë një nga grupet më të fshehta dhe të diskutueshme fetare në botë. Ata kanë ekzistuar për shekuj me radhë – dhe nëse u besojmë pretendimeve të tyre, kanë ekzistuar në mënyrë të fshehtë prej një kohe edhe më të gjatë. Cilado qoftë historia e tyre, spekullimet kanë qenë gjithmonë një lojë zbavitëse, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e sekreteve më skandaloze të masonëve.

Duke trashëguar traditat dhe sekretet nga një brez fillestarësh tek tjetri, ata e bëjnë të vështirë që të tjerët të mund të zbulojnë se çfarë është e vjetëruar dhe çfarë praktikohet ende. Më poshtë po rendisim 10 rite masonike si fakte të përkohshme – ne nuk i dimë me siguri, por është gjithmonë një ushtrim interesant të imagjinojmë se çfarë mund të ndodhë pas shpinës tonë.

10. Ata nuk do të dëshmojë të vërtetën kundër njëri-tjetrit

Frimasonët janë të urdhëruar që të mos dëshmojnë të vërtetën, kur nxirret një gjyq njëri prej tyre. Ata e pranojnë se rrezikojnë të ndëshkohen për dëshmi të rreme, por për ta, është një mëkat shumë më i madh të mos mbrojnë vëllezërit e shoqërisë sekrete.

9. Kanë një shtrëngim duarsh sekret

Ndonëse disa anëtarë e mohojnë këtë në publik, frimasonet kanë të paktën një shtrëngim duarsh sekret. Me sa duket, ekzistojnë edhe fraza të veçanta që një mason mund të përdorë kur përballet me një rrezik të madh –në mënyrë që anëtarët e tjerë të nxitojnë t’i vijnë në ndihmë. Themeluesi i Mormonizmit, Xhozef Smith, thuhet të ketë thënë një frazë të tillë në momentet e fundit para vdekjes.

8. Kanë disa fjalëkalime të fshehta

Ky është një nga faktet më të njohura në lidhje me masonët, por perceptimi i përgjithshëm është se ata kanë vetëm një fjalëkalim. Në fakt, ekzistojnë disa fjalëkalime për raste dhe arsye të ndryshme. Nëse një person me rrokjen e fundit për fjalën e fundit sekrete vritej, ata e zëvendësonin “mor-bon-zi” për këtë fjalë, dhe vetëm shumë pak njerëz e dinë fjalën sekrete aktuale. Kjo fjalë e fshehtë përdoret vetëm gjatë ceremonive:”tu-bal-cain” është fjalëkalimi sekret më i zakonshëm, në majë të gjuhës së çdo masoni.

7. Ritualet e tyre përfshijnë një lak prej litari

Ritualet e fillimit – ndonëse të përshkruara nga masonët si ceremoni të bukura – përfshijë një lak. Është e vështirë të thuhet nëse ky element është menduar si një formë kërcënimi, një apel për të ruajtur sekretin, apo thjesht si simbol i kordonit kërthizor (siç pretendojnë ata), por në çdo rast, është një mjet mjaft i pazakontë për të garantuar sekretin.

6. Janë të obsesionuar me Diellin

Masonët besojnë se lindja simbolizon rilindjen. Ata i këndojnë Diellit në fluturimin e tij – duke kundruar rrugëtimin e tij nëpër qiell. Llozhat masonike kanë prirjen të ndërtohen me fytyrë nga lindja dhe perëndimi, si një përpjekje për të kontrolluar energjinë diellore për qëllimet e tyre.

5. Masonët përjashtojnë anëtarësimin e ateistëve

Është e pamundur të bëheni një mason nëse jeni një ateist. Kërkesa e parë është që anëtarët e mundshëm, duhet të besojë në një fuqi më të lartë apo diçkaje të ngjashme. Ata nuk pretendojnë të hetoni se cila është kjo fuqi e lartë, por duhet që ta përcaktoni atë për veten tuaj. Ju mund të gënjeni për të, por feja duket të jetë një çështje nderi në mesin e tyre. Nga ana tjetër, grupet tradicionalisht të përjashtuara – si meshkujt homoseksualë – janë të përfshirë në masoneri, për

aq kohë sa sillen në të njëjtën mënyrë morale si grupet e tjera. Tempulli ende përjashton gratë, por disa grupe janë duke e sfiduar këtë fakt.

4. Ata punojnë për të kontrolluar politikën dhe financat në vende të ndryshme

Korrupsioni zyrtar i masonerisë është i mirë-dokumentuar, por shpesh i maskuar. Gjysmë milionë masonë në Angli janë të përfshirë në mënyrë disproporcionale në sektorin bankar, politikë dhe qeveri. Edhe spitalet dhe universitetet janë të kontrolluara shpesh prej tyre.

3. Simboli i tyre gjendet në kartmonedhën e dollarit

Nëse e keni parë ndonjëherë nga afër kartmonedhën e dollarit, ndoshta keni vënë re simbollin e Syrit që Sheh Gjithçka lart piramidës. Ai është një simbol mason, dhe fraza latine një moto e masonëve, që do të thotë “rendi i ri botëror”. Shumë vetë thonë se vendimi për të përfshirë këtë simbol masonik nuk u ndikua nga frimasonët – Benxhamin Frenklin ishte i vetmi mason në komitetin e dizenjimit të monedhës- por rastësia mbetet magjepsëse.

2. Anders Breivik ishte një mason

Breivik – përgjegjës për vrasjet masive të vitit 2011 në Norvegji – ishte një anëtar i Llozhës së Shën Olafit në Oslo. Ai u përjashtua menjëherë – por shkalla e përfshirjes së tij brenda organizatës, mbetet ende objekt debatesh.

1. Masonët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës

Disa pretendojnë se masonët kanë një axhendë për të vënë botën nën kontrollin e tyre – por të tjerë thonë  se masonët kanë shkelur në Hënë. Astronautët e programit Apollo – duke përfshirë edhe Baz Aldrinin – qenë masonë të vetë-deklaruar. Rritet e tyre me flamurin amerikan gjatë uljes në hënë dhe në kthim qenë domethënëse, dhe Aldrin duket se e kreu misionit për llogari të llozhës së tij masonike në Teksas.

Disa nga këto sekrete të çuditshme dhe skandaloze të masonëve janë qartazi legjenda urbane, dhe duhet të merren me një farë mosbesimi; por të tjerat duket se përmbajnë një shkallë të së vërtetës. Një gjë është e sigurtë – masoneria nuk është aspak një kult i vjetëruar. Ajo ka ende shumë anëtarë aktivë, të cilët duket se janë duke punuar për një qëllim – edhe pse të gjithë mund të mos biem dakord se cili është ai. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *