Home»Lifestyle»Shendeti»Barnat kundër gripit mund të nxisin përhapjen e virusit

Barnat kundër gripit mund të nxisin përhapjen e virusit

Jeni prekur nga gripi? Mendohuni dy here, para se të merrni ndonjë ilaç kundër tij për t’u ndjerë më mirë. Shumica e barnave kundër gripit, përmbajnë një përbërës për reduktimin e etheve, si acetaminofeni apo ibuprofeni. Por shtypja e etheve, sipas një studimi të ri, rrit në të vërtetë numrin e rasteve të gripit sezonal me të paktën 5 përqind në SHBA, dhe mund të shkaktojë më shumë se 1.000 vdekje shtesë nga gripi çdo vit në shkallë kombëtare.

Mbrojtja e etheve

Ethet veprojnë si një lloj mekanizmi mbrojtës për trupin tonë. Temperatura normale e njeriut, krijon një ambient komod të përsosur për shumë mikrobe, duke përfshirë edhe familjen e viruseve të gripit, për të jetuar dhe shumuar. Megjithatë teksa temperatura e trupit tonë rritet me ethet, viruset shumohen në një mënyrë më pak efikase. Më pak viruse në trup, do të thotë një rrezik më i ulët i transmetimit të patogjenit tek njerëzit e tjerë.

Reduktimi i etheve ka efektin e kundërt, duke e lejuar virusin të shumohet lirshëm dhe ndoshta për një periudhë më të gjatë, çka rrit rrezikun e infektimit të të tjerëve. Por kjo është vetëm gjysma e historisë:përderisa personi i infektuar ndihet ndoshta më mirë (ose të paktën më i lehtësuar), ai ka më shumë gjasa të shkojë në punë ose në shkollë, duke rënë në kontakt me shumë më tepër njerëz.

Transmetimi i gripit

Hulumtuesit mblodhën informacione në lidhje me transmetimin e gripit si tek njerëzit ashtu edhe tek qelbësat, të cilat janë modeli i përzgjedhur i kafshës për të studiuar se si virusi mund të veprojë tek ne. Duke përdorur analizat statistikore të të dhënave, ata konstatuan se përdorimi i gjerë i ilaçeve për reduktimin e etheve, rriste në fakt me 5 përqind numrin e rasteve me gripin sezonal në Shtetet e Bashkuara.

Sipas një studimi të vitit 2009, pandemia famëkeqe e gripit katastrofik të vitit 1918, mund të jetë përkeqësuar nga përdorimi i gjerë i aspirinës, një shtypës i etheve. Gjetjet e fundit, të publikuara në revistën “Proceedings” të Shoqërisë Mbretërore Britanike, vijnë në mesin e sezonit të gripit, dhe gjatë një vale të re rastesh me virusin H7N9 në Kinë, një nga shtamet më të reja dhe më vdekjeprurëse. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *