Home»Bota»Paul Krugman: Amerika jonë e panjohur

Paul Krugman: Amerika jonë e panjohur

screen-shot-2016-11-09-at-10-28-06

Nga Paul Krugman

Donald J. Trumpi do të jetë me siguri presidenti i ardhshëm i SHBA. Ajo që dimë, është se njerëz si unë, dhe ndoshta shumica e lexuesve të The Neë York Times, me të vërtetë që nuk e kuptuan vendin ku jetojmë. Ne menduam se bashkatdhetarët tanë, në fund, nuk do të votonin për një kandidat kaq dukshëm të pakualifikuar për këtë detyrë të lartë, kaq të papërshtatshëm për nga temperamenti, kaq të frikshëm e njëkohësisht qesharak.

Ne menduam se kombi, ndonëse nuk ka kapërcyer ende paragjykimin racor dhe misogjininë, ishte bërë shumë më i hapur dhe tolerant me kalimin e kohës.

Ne menduam se shumica dërrmuese e amerikanëve vlerësonin normat demokratike dhe sundimin e ligjit.

Me sa duket gaboheshim. Me sa duket, një numër shumë i madh njerëzish – të badhë që jetojnë kryesisht në zonat rurale – nuk e ndajnë aspak idenë që ne kemi për atë që Amerika është. Për ta, ajo është për gjakun dhe tokën, për patriarkatin tradicional dhe hierarkinë racore. Dhe kishte shumë njerëz të tjerë që, mund të mos ndajnë këto vlera antidemokratike, por që megjithëkëtë ishin të gatshëm të votonin për këdo, që do të dilte prej Partisë Republikane.

Nuk e di si do të ecim përpara prej këtu. A është Amerika një shtet dhe shoqëri e dështuar? Duket e mundshme. Mendoj që duhet të mbledhim veten dhe të gjejmë një rrugë për të ecur përpara, por kjo ka qenë një natë zbulimesh të tmerrshme, dhe nuk mendoj se është vetëpërkëdheli të ndihesh shumë i dëshpëruar. /NYT – www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *