Home»Bota»Obama uron Trumpin dhe e fton këtë javë në Shtëpinë e Bardhë

Obama uron Trumpin dhe e fton këtë javë në Shtëpinë e Bardhë

screen-shot-2016-11-09-at-15-05-38

Presidenti Obama foli me Donald Trumpin sot për ta përgëzuar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të 2016, dhe e ftoi në Shtëpinë e Bardhë këtë javë. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se garantimi “i një tranzicioni sa më të butë” është një prioritet për Obamën, dhe një takim kokë më kokë me Trumpin është hapi i radhës i logjikshëm për të siguruar që tranzicion i tillë do të ndodhë. Obama do të flasë sot edhe për rezultatin e zgjedhjeve.

Edhe Hillary Clinton i telefonoi Trumpit për të pranuar humbjen, pasi u bë e qartë se ai kishte arritur 270 votat elektorale që i nevojiteshin. Ajo pritet që t’i drejtohet kombit në orët në vijim./bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *