Home»Horizonti.al»Mite dhe legjenda: EPONA, e vetmja perëndeshë kelte, që ishte pjesë e Panteonit Romak

Mite dhe legjenda: EPONA, e vetmja perëndeshë kelte, që ishte pjesë e Panteonit Romak

screen-shot-2016-11-10-at-15-59-00

Epona është një nga Perëndeshat më të rëndësishme të keltëve kontinentalë. Emri i saj do të thotë “Pela e Madhe”, por mbart edhe titujt e “Pela Hyjnore” dhe “Perëndesha Pelë”.

Shumica e tregimeve  të lidhura me të kanë humbur, por fatmirësisht tregimi për lindjen e saj, si rrëfehet nga Agesilaosi, është ruajtur. Ai thotë se një njeri i quajtur Furius Stellus, i cili ishte i njohur për urrejtjen e tij ndaj grave, vendosi që të ketë marrëdhënie seksuale me një pelë. Nga ky bashkim ka lindur ajo, dhe besohet se Epona kishte aftësinë për të marrë ose formën e njeriut, ose të kalit.

Perëndesha është e asociuar me pjellorinë e trupit, mendjes dhe shpirtit, ajo gjithashtu thirreje për të mbrojtur dhe udhëzuar nëpër ëndrra dhe në rrugën e jetës. Gjithashtu ajo konsiderohej Perëndesha sovrane e Tokës, , si dhe Ruajtëse e Burimeve të Shenjtë.

Ajo njihet kryesisht sepse ishte e vetmja hyjni e Keltëve që ishte edhe pjesë e Pantenit romak, ndoshta sepse romakët ishin kaq të impresionuar prej aftësive në kalërim të keltëve.

Perëndesha admirohej shumë kur erdhi në Romë, dhe ajo adhurohej në një formë kulti, madje mori edhe emra si “Epona Augusta” dhe “Rig Antona” (Mbretëresha e Madhe), e madje për nder të saj organizohej edhe një festival, në 18 dhjetor. Me kalimin e viteve, kulti i saj u përhap në ishujt britanikë, Europë, Francë, Gjermani e Spanjë.

Ajo lidhet gjithashtu me perëndeshën Macha në Irlandë dhe Perëndeshën Rihannon në Uells. Perëndesha paraqitej e ulur apo në këmbë në mes dy kuajve të bardhë, duke mbajtur një shportë me fruta, gjë që ndihmonte për të besuar teorinë se ajo ishte perëndeshë e pjellorisë.

Megjithatë, më shpesh ajo shfaqet hipur mbi një kalë të shaluar, shoqëruar nga një kërriç, ose një qen dhe tre zogj. Besohej se tre zogjtë vinin nga bota tjetër, dhe se kishin fuqi të rikthenin jetën, si dhe të shëronin trishtimin dhe dhimbjen, si dhe që ajo kishte çelësat për të hapur portat e Parajsës dhe botës së përtejme.

Në ato kohë, besohej se, nëse njerëzit shihnin Eponan mbi kalin e saj të barhë, ky ishte simbol i jetës së përtejme, por nëse ajo shihej me një tjetë njeri, atëherë ajo po merrte shpirtin e tij në botën tjetër.

Kafshë të shenjta për të ishin zogjtë, qentë, gomerët, kuajt dhe mushkat.

Bimët e preferuara për të ishin kurora me trëndafila që viheshin në vendet e shenjtë për nder të saj.

Ngjyrat e saj ishin e zeza, bluja dhe e bardha. / www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *