Home»Analiza»Janë më të ngjashëm se sa duket

Janë më të ngjashëm se sa duket

screen-shot-2016-11-14-at-14-44-46

Gjithësekush mund të mendojë se fushatat presidenciale të Barak Obamës dhe Donald Trumpit, kanë qenë diametralisht të kundërta, shkruan Pol Springer në një artikull për revistën Njezuik. Në fakt, sipas tij, po t’i vëresh me kujdes, të dy fushatat nuk mund të ngjanin më të ndryshme se kaq: ndërkohë që ekipi i Obamës u parashtroi amerikanëve një mesazh kolektiv, ekipi i Trumpi, në jo pak raste, pa me ankth se si kandidati i tyre dilte krejt nga mesazhi.

E megjithatë, apeli për votuesit i Trumpit dhe Obamës, kanë patur edhe disa gjëra të përbashkëta. Në radhë të parë, ndryshe nga rivalët që kishin përballë, të dy ata kanë ofruar një gjë të re, shkruan www.bota.al.

Sloganët e Obamës, me Shpresë, Ndryshimi që besojmë apo, Po ne mundemi, ngjanin shumë me sloganin e famshëm tashmë të Trumpit, Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe, teksa u bënin thirrje amerikanëve që të hidhnin sytë nga një kohë në të ardhmen, kur gjërat do të përmirësoheshin. Mesazhet e John McCainit dhe Hillary Clintonit nuk e bënin këtë.

Përtej kësaj, të dy kandidatët ia dolën që të paraqisnin pëprjekjet e tyre drejt presidencës, si lëvizje të të “skamurve”. Të dy parashtruan vizione që i kundërviheshin establishmentit, dhe të dy, si Obama, edhe Trumpi, nuk është se hynë shumë në detaje për mënyrën si do të vinin në zbatim këto vizione.

Edhe Obama, edhe Trumpi, u paraqitën si kandidatë të njerëzve të irrituar prej disa aspekteve të shoqërisë amerikane, apo të përjashtuar nga të mirat që sjell globalizimi.

Kandidaturat e tyre, pra si e Obamës, si e Trumpit, u bënë edhe më të forta, sapo mesazhi i tyre nisi të shpërndahet furishëm në mediat sociale.

Ka edhe një tjetër faktor të përbashkët mes fitores së Obamës në 2008-ën dhe fitores së Trumpit në 2016-ën: Koha. Të dy kandidatët nisën përpjekjet e tyre drejt Shtëpisë së Bardhë, pas dy mandatesh me të njëjtin president: George Bushi atëherë dhe Barack Obama sot. Dhe kjo u bëri të mundur të shfrytëzojnë dëshirën e votuesve për ndryshim.

Njëri përmes mobilizimit të turmave, tjetri përmes frymës së revoltës, si Obama, edhe Trumpi, i bindën votuesit e lëkundur, se ndryshimin, vetëm ata mund ta sillnin. /www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *