Home»Horizonti.al»Mos i humbni! Fakte tejet interesante mbi trupin e njeriut

Mos i humbni! Fakte tejet interesante mbi trupin e njeriut

screen-shot-2016-11-14-at-13-42-57

Flokët dhe thonjtë

Qimet e fytyrës rriten më shpejt se qimet e tjera në trup. Nëse një burrë mesatar nuk e rruan asnjëherë mjekrën e tij, ajo do të rritet deri në mbi 10 metra.

Çdo ditë një person mesatar humbet 60-100 fije floku. Humbja e flokëve ndryshon në përputhje me sezonin, shtatzaninë, sëmundjet, dietat dhe moshën.

Flokët e grave kanë një trashësi sa gjysma e diametrit të flokëve të meshkujve. Ndërsa kjo mund të tingëllojë e çuditshme, nuk duhet të vijë si shumë e papritur pse flokët e meshkujve duhet të jenë më të trashë se ato të grave. Diametri i fijes së flokut ndryshon ndërkaq mes racave të ndryshme.

Thonjtë rriten më shpejt në gishtin e mesëm. Dhe thoi i gishtit të mesëm të dorës tuaj dominante, do të rritet më të shpejt nga të gjithë. Ndonëse nuk dihet plotësisht arsyeja, rritja e thonjve është e lidhur me gjatësinë e gishtit, me gishtat më të gjatë që u rriten thonjtë më shpejt, dhe atyre më të shkurtër me një rritje më të ngadaltë.

Ka më shumë fije floku për inç (2.45 cm) në katror në trupin tuaj, se sa tek një shimpanzee. Njerëzit nuk janë si majmunët e zhveshur që jemi mësuar të shohim. Ne kemi shumë qime, por tek shumica prej nesh nuk është e qartë, pasi shumica e qimeve janë shumë të bukur apo të lehta për t’u parë.

Bjondet kanë më shumë flokë. Ngjyra e flokëve përcakton se sa të dendura janë flokët tuaj. Mesatarja e njeriut është 100.000 fije floku, ku secila është e aftë të prodhojë 20 fije të reja gjatë jetës së një njeriu. Bjondet kanë mesatarisht 146.000 fije floku, ndërsa njerëzit me flokë të zinj kanë tendencë të kenë rreth 110.000 fije floku. Ata me flokë ngjyrë kafe përputhen me mesataren me afro 100.000 fije, në një kohë që ata me ngjyrë të kuqe i kanë flokët më pak të dendur nga të gjithë, me rreth 86.000 fije floku.

Thonjtë e gishtërinjve rriten rreth 4 herë më shpejt se ato të këmbëvve. Nëse vini re që prisni më shpesh thonjtë  e duarve se ato të këmbëve, kjo e ka një shpjegim. Thonjtë që kanë më shumë ekspozim dhe përdorën më shpesh, rriten më shpejt.

Jetëgjatësia e një fije floku është mesatarisht 3-7 vjet. Ndërsa humbni dhjetëra fije çdo ditë, flokët tuaj kanë në fakt një jetë mjaft të gjatë, çka garanton se ato nuk janë subjekt i ndonjë traume. Floket ka të ngjarë të përjetojnë disa prerje të llojeve të ndryshme, stilime, dhe madje dekada para se të bien vetë.

Ju duhet të humbisni mbi 50 përqind të flokëve tuaj ,para se kjo të jetë e dukshme për çdokënd. Ju humbni qindra fije floku në ditë, por nëse humbi shumë më tepër ju apo dikush tjetër do ta vërë re këtë.

Flokët e njeriut janë praktikisht të pashkatërrueshme. Përveç ndezshmërisë së madhe të tyre, flokët e njeriut kalben me një rritëm kaq të ngadaltë, saqë janë praktikisht të jo-shpërbërshëm. Flokët nuk mund të shkatërrohen nga i ftohti, ndryshimi i klimës, uji, apo forca të tjera natyrore, dhe është rezistent ndaj shumë lloje të acideve dhe kimikateve gërryes. / www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *