Home»Horizonti.al»Xhon Robison dhe Illuminati: “Provat e një komploti kundër të gjitha feve dhe qeverive të Evropës”

Xhon Robison dhe Illuminati: “Provat e një komploti kundër të gjitha feve dhe qeverive të Evropës”

screen-shot-2016-10-18-at-13-58-11

Xhon Robison ishte një fizikan, matematikan dhe profesor filozofie skocez, që bashkëpunoi ngushtë me figura të tilla të shquara si Xhejm Vat. Mund të thuhet se kontributi i tij më i madh qe shpikja e një sirene mekanike, edhe pse vepra e tij mbi Iluminati i dha më tepër famë. Në vitin 1797, Robison publikoi librin me titull “Provat e një komploti kundër të gjitha feve dhe qeverive të Evropës”.

Libri u botua në të njëjtin vit me Kujtimet e Baryelit, dhe përmbante pretendime pothuajse identike se Masoneria e Lirë ishte infiltruar nga Iluminati Bavarez, si pjesë e një komploti për të nisur Revolucionit Francez. Natyrisht, studiuesit e historisë i shqyrtuan me shpejtësi këto pretendime, duke arritur në përfundimin se qenë të pabazuara në fakte.

Nga 1830, ishte “shumë-pranuar në përgjithësi që Baryel, Robison, dhe autorë të tjerë, qenë të detyruar ta përshkruanin këtë organizatë në një përmasë masë dhe ndikim që në realitet nuk e kishte”. Përveç kësaj, shumë Masonë të Lirë hodhën poshtë çdo lloj lidhje me Iluminati, dhe një pjesë e madhe provash është grumbulluar për këtë qëllim në internet.

Madje edhe Xhorxh Uashingtoni, që ishte një mason dhe tanimë akuzohet shpesh se ka qenë një anëtar i Iluminatit, do të vihej në dijeni bi teorinë e konspiracionit, kur iu dërgua një kopje e librit të Robisonit. Nga përgjigja, del e qartë se Uashingtoni nuk pajtohej me pretendimet se Masoneria qe e prekur nga Iluminati. Është interesant fakti që ai besonte se parimet e Iluminatit bavarez ndaheshin gjerësisht edhe në Shtetet e Bashkuara:

Nuk ishte qëllimi im të dyshoja që doktrinat e Iluminatit dhe parimet e Jakobinizmit nuk qenë të përhapura në Shtetet e Bashkuara. Përkundrazi, askush s’është më shumë i kënaqur se unë për këtë fakt. Ajo që doja të thosha, është se nuk besoj që Lozha e Masonëve të Lirë në këtë vend është përpjekur të përhapë parimet e këqija të këtyre të fundit. Individë të tyre të veçantë mund të kenë bërë këtë, apo edhe intrumente të përdorur për të themeluar Shoqëri Demokratike në Shtetet e Bashkuara, mund të kenë patur këto objekte; dhe aktualisht ka një ndarje të Popullit nga Qeveria në këndvështrime. Kjo është shumë e qartë për t’u vënë në pikëpyetje. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *