Home»Thenie»“Të gjitha gjërat vërtet të mbrapshta fillojnë nga pafajësia”. Këshilla të parefuzueshme prej Ernest Heminguejit

“Të gjitha gjërat vërtet të mbrapshta fillojnë nga pafajësia”. Këshilla të parefuzueshme prej Ernest Heminguejit

screen-shot-2016-10-08-at-07-54-16

Nuk ka asgjë të bukur tek procesi i të shkruarit. Gjithë sa duhet të bëni, është të uleni para një makinë shkrimi dhe të kulloni gjak.

“Të gjitha gjërat vërtet të mbrapshta fillojnë nga pafajësia.”

E dua gjumin. E dini, jeta ime ka tendencë të rrënohet kur zgjohem.

Sot është e vetmja ditë nga të gjitha të tjerat që do të jetë ndonjëherë. Por se çfarë do të ndodhë në të gjitha ditët e tjera që vijnë, mund të varet nga ajo që ju bëni sot.

Bëjeni gjithnjë esëll atë që keni premtuar kur ishit i dehur. Kjo do t’iu mësojë ta mbani gojën mbyllur.

Unë pij për t’i bërë më interesantë njerëzit e tjerë.

Shkruani kur jeni i dehur; redaktoni kur jeni esëll.

Të gjithë njerëzit mendimtarë janë ateistë.

Kur njerëzit flasin, dëgjojini plotësisht. Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë asnjeherë.

Mos ngatërroni asnjë lëvizjen me veprimin.

Një njeri inteligjent është i detyruar ndonjëherë të dehet, për të kaluar kohën me budallenjtë e tij.

Pjesa më e vështirë e të shkruarit të një romani, është ta përfundoni atë.

Për të shkruar në lidhje me jetën, ju më së pari duhet ta jetoni atë.

Kur filloni të jetoni jashtë vetvetes, gjithçka është e rrezikshme.

Vdekja është si një prostitutë plakë ulur në një bar – unë do ta qeras me një pije, por s’dua të ngjitem lart me të.

Vera është gjëja më e civilizuar në botë.

Pozicionimi kundër të keqes nuk ju bën domosdoshmërisht të mirë.

Jeta nuk është e vështirë për t’u menaxhuar kur s’keni asgjë për të humbur. / www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *