Home»Horizonti.al»Sundimtarët e mëdhenj të lashtësisë: Akhenateni, themeluesi i fesë së parë monoteiste

Sundimtarët e mëdhenj të lashtësisë: Akhenateni, themeluesi i fesë së parë monoteiste

screen-shot-2016-10-24-at-09-27-34

Rreth vitit 1348 P.E.S, në vitet e pakta që mbretëroi, Akhenatoni futi adhurimin e Aten (diskut të Diellit), si feja e parë monoteiste. Akhenatoni ndërtoi ndërkaq për veten (dhe fenë) një kryeqytet të ri në një tokë të virgjër për të përhapur ndikimin e tij. Megjithatë, shumica e popullatës, sidomos elita e shoqërisë egjiptiane, u tërbua nga ndryshimi i fesë politeiste. Kur Akhenatoni vdiq në vitin 1334 P.E.S, u rrikthyen mënyrat e vjetra të adhurimit fetar.

Në përputhje me ndryshimet, djali i tij e ndryshoi emrin e tij nga Tutankhaten në Tutankhamun, një pasqyrim i besnikërisë së tij ndaj zotit Amun. Kujtimi i Akhenatonit dhe familjes së tij u la në errësirë, një lloj mallkimi i harresës. Kjo vazhdoi deri në shekullin e XIX-të, kur arkeologët zbuluan objekte që flisnin në detaje mbi periudhën e mbretërimit të tij. Teoritë rreth ndikimit të Akhenatenit në krijimin e judaizmit, përhapën më tej famën e tij në mesin e qarqeve akademike. /bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *