Home»Analiza»Nga Platoni tek Kanti / Servilizmi: Pse dëshira për t’u përshtatur është në rrënjë të gjithë të këqiave

Nga Platoni tek Kanti / Servilizmi: Pse dëshira për t’u përshtatur është në rrënjë të gjithë të këqiave

Nuk bëjmë gjithmonë keq sepse na mungon respekti për të tjerët. Shpesh herë e bëjmë sepse nuk kemi respekt për veten

Në vend të uljes së vlerave dhe angazhimeve të të tjerëve, servilizmi përfshin uljen e vlerave dhe angazhimeve tuaja, në krahasim me ato të të tjerëve. Personi servil është imazhi në pasqyrë i imoralistit egoist, që gjejmë tek Platoni, Hobbesi dhe Hume. Në vend që të shkelë mbi këdo që i pret rrugën, për të marrë atë që dëshiron, personi servil është, sipas fjalëve të Kantit, dikush që “e bën veten krimb” dhe kështu, “nuk mund të ankohet më pas, nëse njerëzit shkelin mbi të”

screen-shot-2016-10-17-at-12-14-30

Imagjinoni sikur një mëngjes, të zbuloni një unazë që ju jep fuqi magjike. Me këtë unazë në gishtin tuaj, ju mund të kapni presidencën, të grabisni Fort Knox dhe në çast të bëhet personi më i famshëm në planet. Atëherë, a do ta bënit? Lexuesit e “Republikës” së Platonit e kanë të njohur këtë eksperiment të mendimit. Për Platonin, një nga problemet qendrore të etikës është të shpjegosh pse ne duhet t’i japim prioritet virtytit moral, në vend të pushtetit apo parave. Në qoftë se çmimi për të shfrytëzuar unazën magjike – duke vepruar gabim – nuk është i denjë për shpërblimet materiale, atëherë morali është i përligjur. Vini re se Platoni supozon që ne kemi dalë nga rruga morale, duke u joshur prej përfitimeve personale – kjo është arsyeja pse ai përpiqet që të tregojë, se virtyti është më i vlefshëm se floriri, që ne mund të përftojmë përmes vesit. Ai nuk është i vetëm në këtë supozim. Tek “Leviathan” (1651), Thomas Hobbes …

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *