Home»Shendeti»Kombinimi i hatashëm! Nëse pini për një vit mjaltë me limon, do ju ndodhin këto gjëra…

Kombinimi i hatashëm! Nëse pini për një vit mjaltë me limon, do ju ndodhin këto gjëra…

screen-shot-2016-10-22-at-9-03-45-am

Për të mirat shëndetësore të mjaltës dhe limonit është shkruar shumë herë. Megjithatë, një grua e quajtur Crsytal Davis ka vendosur ta provojë kombinimin e këtyre dy produkteve për t’i parë vet përfitimet shëndetësore.

Ajo kishte filluar rrugëtimin e saj njëvjeçar ku kishte konsumuar vetëm ujë të vaktë me limon dhe mjaltë.

Rezultatet e kishin befasuar atë aq shumë, saqë kishte filluar t’ua rekomandonte të gjithë familjarëve dhe miqve.

Kombinimi i hatashëm!

Mjalti dhe lëngu i limonit janë përdorur si ilaçe natyrale kundër gripit dhe kollit për shumë vite. Sidoqoftë, shumë pak persona e dinë shkencën që qëndron prapa efektit që e kanë.

Mjalti është ilaç natyral për gripin sepse përmban veti antibakteriale, e gjithashtu e forcon sistemin e imunitetit dhe e shpejton kohën që i nevojitet trupit për t’u rikuperuar.

Lëngu i limonit përmban sasi të mëdha të vitaminës C, e cila gjithashtu ndihmon në shërimin dhe përforcimin e sistemit të imunitetit.

Pra, kombinimi i këtyre dy produkteve është i hatashëm për luftimin e gripit. Megjithatë, australiania ka zbuluar se këta dy përbërës mund të bëjnë shumë më shumë se kaq.

Gjatë rrugëtimit të saj njëvjeçar ajo kishte zbuluar se përbërësit i kishin shkaktuar shumë përmirësime në trup dhe në shëndetin e saj. Cilat janë këto përfitime shëndetësore?

– Ajo kishte pasur më shumë energji në mëngjes saqë kishte ndaluar edhe konsumimin e kafeinës

– Nuk kishte pasur më infeksione të traktit urinar pasi që kombinimi i dy përbërësve shërben si diuretik natyral, i cili e stimulon heqjen e toksinave nga sistemi.

– Kishte vërejtur që lëkura e saj ishte bërë më e shëndetshme dhe më e ndritshme. Kjo mund të shpjegohet me faktin se mjalti e rritë prodhimin e kolagjenit, përderisa lëngu i limonit e pastron gjakun.

Receta:

Lëngut të gjysmës së një limoni ia shtoni një lugë gjelle mjaltë, ndërsa pastaj i shtoni pak ujë të vaktë.

Përbërësin e konsumoni çdo mëngjes kur zgjoheni dhe duhet ta keni parasysh se efektet vonojnë pak javë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *