Home»Lifestyle»Shendeti»Kimia e jastëkut

Kimia e jastëkut

screen-shot-2016-10-24-at-15-28-09

6 përbërësit që ju ndihmojnë për të fjetur më mirë. Këto 6 substanca që prodhohen nga organizmi ynë janë protagonistët e gjumit

Melatonina. Ky hormon kyç sekretohet nga gjëndra pineale kur disa fotoreceptorë të syrit kapin ulje të dritës së jashtme. Ajo na relakson, ka efekte antioksidante dhe anti-inflamatore dhe mund të na zgjasë jetën.

Hormoni i rritjes. Prodhohet gjatë fazës më të thellë të gjumit, na lejon të mbajmë masën dhe forcën muskulare të duhur për të realizuar ushtrime fizike si dhe për të reduktuar masën dhjamore në trup. Është mjaft i domosdoshëm gjatë zhvillimit tek fëmijët, por zvogëlohet kur rritemi duke rritur riskun e të vuajturit nga hiperkolesteremia (kolesteroli i lartë në gjak), osteoporoza, mplakja e parakohshme përfshirë edhe kancerin.

Kortizoli. Ju ngriheni në mëngjes, visheni, përgatisni mëngjesin, kryeni një detyrë, hani me nxitim për ta përfunduar punën ose kaloni nga supermarketi para se të ktheheni në shtëpi…Ndërkohë që ndodh e gjithë kjo, nivelet e kortizolit, hormonit të stresit, ruhen të larta dhe inhibojnë përgjigjen imunitare. Prandaj duhet që të presim të errësohet që mbrojtet tona të luftojnë infeksionet. Gjithashtu duhet që të ulen nivelet e kortizolit nëse duam që të shmangim alergjitë.

BDNF. Prodhimi i faktorit neurotrofik i derivuar nga truri (BDNF) që mbron nervin auditiv arrin nivelet më të ulëta kur bie nata. Një studim i kohëve të fundit tregoi se koklea, organi i auditimit, është më i ndjeshëm ndaj zhurmës gjatë natës. Është i ndjeshëm deri në nivele akustike të padëmshme të ditës saqë mund të provokojnë humbje dëgjimi të parikthyeshme në mëngjes.

Conexina-43. Përse ngrihemi për të shkuar në tualet gjatë natës? Përgjigjen e ka dhënë para disa vitesh Osamu Ogawa dhe ekipi i tij nga Universiteti i Kiotos. Celësi ndodhet në orën tonë cirkadiane (24 orëshe) që rrit prodhimin e proteinës conexina-43 në qelizat muskulare të vezikës urinare (fshikëzës) që të mund të durojë më shumë.

Orexina. Kur perëndon dielli hipotalamusi redukton prodhimin e proteinës orexinë e lidhur me ndjesinë e urisë. Një studim tregoi se kur ky mekanizëm prishet e humbim aftësinë për të ditur nëse jemi të uritur dhe kjo e shpjegon se pse të prekurit e këtij çregullimi hanë gjatë natës.  /www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *