Home»Histori»HISTORI / Delfi: Sekretet e Orakullit në “Kërthizën e botës”

HISTORI / Delfi: Sekretet e Orakullit në “Kërthizën e botës”

I emërtuar sipas gjarprit të madh, ky gardian i zgjedhur u quajt Pitia – Orakulli. Komunikimi me një perëndi nuk qe një gjë e vogël, dhe jo gjithkush mund të lejohej ose t’i besohej për të shërbyer në atë pozitë të nderuar. U vendos që një virgjëreshë e re dhe e ndershme, do të ishte më e përshtatshmja për një rol të tillë hyjnor. Megjithatë, nuk kishte një pengesë – vajzat e bukura të reja qenë të prirura për të tërhequr vëmendjen negative ndaj burrave që kërkonin këshillin e tyre, çka bëri që në jo pak raste orakujt të rrëmbeheshin dhe përdhunoheshin. Gratë e moshuara, të paktën 50-vjeç, filluan të zënë vendin e tyre, dhe si një kujtesë e asaj që duhet të ishte, ato do të visheshin me rrobat e lashta virgjërore

Screen Shot 2016-06-19 at 9.17.26 AM

Greqia e lashtë ishte një botë e dominuar nga meshkujt. Burrat mbanin pozitat më të larta në shoqëri, ata luftonin në fushën e betejës dhe sundonin perandoritë e forta. Megjithatë, të gjithë ata burra, nga fshatari më i thjeshtë deri tek vetë perandori, kërkonin këshillat e një personi – dhe ky person qe një grua. Qyteti i Delfit kishte një traditë të gjatë të të qënit në qendër të botës; thuhej se vetë Zeusi e quajti atë kërthiza e Gaias (botës).

Sipas legjendës, një gjarpër i madh, i quajtur Piton, ruajti vendin para se të vritej nga zoti i mitur Apolloni. Kur shigjeta e Apollonit e shpoi tejpërtej gjarprin, trupi i tij ra në një çarje dhe tymi i madh doli nga e çara teksa trupi u shpërbë. Të gjithë ata që ndaleshin para kësaj të çare, binin papritur në një gjendje të dhunshme ekstaze.

Në këtë gjendje, besohej se Apolloni …

1 Comment

  1. onkezmi
    29/01/2018 at 05:34 — Reply

    GJERSA Pitia ajo qe jepte pergjigjet ishte nje grua,pra Piti-pyete e leje menjane mitologjine qe nuk eshte histori.Lexoje dhe Herodotin qe thote grate nuk ishin nga Greqia,por ngfa Epiri dhe Kaonia…

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *