Home»Analiza»GJEOPOLITIKE: / Analiza: Amerika rigjen armikun ideal

GJEOPOLITIKE: / Analiza: Amerika rigjen armikun ideal

Autoritare dhe e largët, Rusia është e përkryer për këtë rol

  • Me të arritur më së fundmi në majën e botës, amerikanët zbulojnë se i frikësohen vetmisë. Domethënë vetvetes. Por momenti unipolar i ndez arrogancën. Mungesa e një armiku plotësisht simetrik tek i cili të shikohet si në pasqyrë, e bën monofuqinë të hallakatet. Deri kur kthimi prepotent në skenë i Rusisë, i shpallur në 2008 nga agresioni ndaj Gjeorgjisë dhe i realizuar në 2014 me pushtimin e Krimesë, i jep lehtësinë e dëshiruar. Pavarësisht se Tigri kinez është strukturalisht kundërshtari më i frikshëm, në propagandën amerikane roli i të keqit i rezervohet gjithmonë Ariut rus…
  • Ato që ushqejnë rusofobinë e Washingtonit janë arsye strategjike, industriale, politike dhe operative. Vullnetit për të parandaluar ngjitjen e një hegjemoni ruso – gjerman në Eurazi i shtohen nevojat e kompleksit ushtarako – industrial, që dramatizon koniukturën aktuale ndërkombëtare për të siguruar nga Kongresi financime dhe tendera. Prodhuesit e mëdhenj luftarakë ndërtojnë në laborator kërcënimin që u përshtatet më shumë interesave të tyre

screen-shot-2016-10-10-at-11-10-50

Harry “Rabbit” Angstrom është një amerikan tipik. Biznesmen, i martuar me fëmijë, banorë në rrethinat e Pensilvanisë. Shpikësi i tij, shkrimtari John Updike, e lindi në nëntor të vitit 1960 si armik të përbetuar të Kerouacit, tek “On the Road”. Në moshën 26 vjeçare, Rabbit braktis gjithçka për të ndjekur fiksimin e vet, por më pas pranon me bindje qëndrueshmërinë klaustrofobike të ëndrrës amerikane. Më shumë pensionim të mirë në Florida. Rabbit është patriot: është i sigurtë që ai i tiji është vendi më i mirë në botë dhe lufton në favor të luftës në Vietnam. Në sytë e tij, misioni parësor i Amerikës është që të mundë rusët. Kështu, kur Bashkimi Sovjetik papritmas vetëvritet, njeriu ynë nuk arrin ta fshehë bjerrjen. “Lufta e Ftohtë na jepte një arsye për t’u ngritur në mëngjes. […] Çfarë kuptimi ka tani të jesh amerikan?”, pyet veten me dëshpërim. Trazira letrare e tij është e njëjtë …

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *