Home»Horizonti.al»Shkence»Gjërat krejtësisht normale, që shkenca nuk mund t’i shpjegojë: Çfarë e shkakton gravitetin?

Gjërat krejtësisht normale, që shkenca nuk mund t’i shpjegojë: Çfarë e shkakton gravitetin?

screen-shot-2016-09-29-at-12-10-48

A e njihni gravitetin? Kjo forcë e padukshme që ju mban ju (dhe çdo person dhe objekt rreth jush) në Tokë? E pra, ju mund të keni mësuar mbi gravitetit në shkollë gjatë një ore fizike, por shkencëtarët nuk janë ende të sigurtë se çfarë e shkakton atë. Në thellësitë më të mëdha të hapësirës, graviteti ushtron tërheqje mbi materien për të formuar galaktikat, yjet, vrimat e zeza dhe objekte të ngjashme.

Megjithatë pavarësisht mundësive të tij të pafundme, graviteti është tipar i të gjitha forcave në univers. Kjo dobësi e bën ndërkohë më misteriozin, pasi shkencëtarët nuk mund ta masin atë lehtësisht në laborator, sa mund të zbulojnë efektet e tij tek planetët dhe yjet. Për shembull shtytja ndërmjet dy protoneve të ngarkuara pozitivisht, është 10 në fuqi 36 herë më e fortë sesa tërheqja gravitetacionale mes tyre, që është 1 e ndjekur nga 36 zero më pak.

Fizikantët duan të shtrydhin pak gravitetin e vjetër në modelin standard – teorinë kryesore të fizikës moderne që shpjegon tri forca të tjera themelore në fizikë – por asnjëra nuk ka pasur sukses. Graviteti thjesht nuk përshtatet, kur përdoret teoria e relativitetit e Ajnshtajnit, e cila e shpjegon gravitetin vetëm në shkallë të mëdha. “Graviteti është krejtësisht i ndryshëm nga forcat e tjera të përshkruara nga modeli standard”, tha Mark Xekson, fizikant teorik në Fermilab në Ilinois të SHBA-së.

“Kur bëni disa llogaritje për ndërveprime të vogla gravitacionale, merrni përgjigje idiote. Matematika thjesht nuk funksionon”. Numrat mund të mos tallen, por fizikantët e kanë një problem me hijet e padukshme të gravitetit: Grimcat e vogla dhe pa peshë të quajtur graviton, të cilat rrjedhin nga fusha gravitacionale. Çdo tërheqje e vogël hipotetike e në çdo pjesë të materies në univers, ndodh aq shpejt sa e lejon shpejtësia e dritës.

Por në qoftë se ato janë aq të zakonshme në univers, pse fizikantët nuk i kanë gjetur? “Ne mund të zbulojmë grimca pa peshë si fotonet, por gravitonet na shpëtojnë, pasi ato ndërveprojnë në mënyrë të dobët me materien”- thotë Majkëll Tërner, kozmolog në Universitetin e Çikagos. “Ne thjesht nuk e dimë si t’i zbulojmë ato”. Megjithatë ai nuk është i dëshpëruar për kërkimin e gravitonëve. Tërner mendon se në fund ne do të arrijmë të kapim disa prej grimcave të bezdisshme, që fshihen në hijet e grimcave të zbuluara më lehtë. “Ajo që po na çon drejt tyrej është teknologjia”- thekson Tërner.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *