Home»Bota»“Shenjtorja që ishte Nëna ime”

“Shenjtorja që ishte Nëna ime”

Screen Shot 2016-08-31 at 12.23.17

Është e pamundur për mua të harroj Nënë Terezën – së shpejti do të jetë Shën Tereza e Kalkutës. Ajo më dha një shans për t’i shpëtuar varfërisë dhe të jetoj një fat të ndryshëm në Angli.

Unë kam lindur në Kolkata në vitin 1977, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare të lindjes sime. Nuk kam kujtim të prindërve të mi biologjikë dhe ka raporte kontradiktore se ku dhe kur kam lindur, dhe prej kujt.

Përmes disa shkresave, kam gjurmuar origjinën time në lagjen Parganas, nga prindër të varfër në një pjesë të varfër, të zonës urbane të Kolkatas.

Një tjetër letër e nxjerr origjinën time në qytetin më të pasur të Hovrahut, nga një mjek i sërës së lartë dhe një infermiere. Nëna që më adoptoi, Patricia, është e mendimit se kjo mund të ketë qenë një histori që ia kanë “ofruar” asaj, nën supozimin e gabuar se ajo do të më trajtonte më me mirësi, nëse origjina ime kish qenë e privilegjuar. Është e vështirë të zbulosh të vërtetën mes pretendimeve kontradiktore dhe dokumentave me burime të ndryshme.

Screen Shot 2016-08-31 at 12.23.22Sido që të jetë, ndoshta sepse vuaja nga poliomeliti dhe isha i paralizuar, familja ime origjinale nuk ishte në gjendje që të kujdesej për mua si duhej.

Unë kam lëvizshmëri të kufizuar të gjymtyrëve të poshtme. Poliomeliti mund të rezultojë në vdekje ose paaftësi të përhershme; unë i mbijetova virusit, i cili prek sistemin nervor, në një kohë dhe një vend, kur një në pesë fëmijë vdisnin prej tij.

Të flakurit e shoqërisë

Edhe pse fillimi i jetës sime mund të shihet si i pafat, unë e konsideroj veten me fat, sepse Nënë Tereza më mori nën kujdesin e saj.

Nuk është e qartë se sa vjeç isha kur më dërguan në Shishu Bhavan, shtëpia e Nënë Terezës për fëmijët në Kolkata; diku mes 18 muajsh dhe 4 vjeç. Familjes sime, do i jetë dashur shumë kurajë për të bërë këtë gjë për mua.

Ai ishte një vend kaotik, por Nënë Tereza nuk po përpiqej të ishte një punonjëse social – nuk ishte kjo puna e saj. Ajo thjeshtë po ndiqte dashurinë e thellë për besimin dhe fenë e saj, dhe ishin këto që nxisnin humanizmin e Nënë Terezës. Ajo nuk ishte atje për të kuruar njerëzit dhe për t’u siguruar rehabilitim. Ishte aty që të merrte nga rruga njerëzit që po vdisnin, të flakurit prej shoqërisë, kur askush tjetër nuk kujdesej për ta.

Screen Shot 2016-08-31 at 12.23.27Ajo kurrë nuk kishte drejtuar një organizatë si Shishu Bhavan, dhe ndoshta nuk kishte asnjë ide se sa e madhe ado të bëhej ajo. Kur unë jetoja aty, kishte vetëm dhoma pa fund me shtretër e fëmijë, dhe të gjitha motrat përpiqeshin që të bënin më të mirën e tyre.

Por sa kohë që ke ushqim, ujë dhe dashuri, ky është themeli për çdo gjë tjetër.

“Hija ime e gjatë”

Unë nuk e shihja Nënë Terezën çdo ditë, sepse ajo kishte shumë gjëra për të bërë në orarin e përditshëm të punës. Por ajo gjithmonë sigurohej që të kontrollonte “fëmijët” e saj. Çdo të dielë, vinte dhe na vishte me rrobat tona më të mira, na merrte në kapelën që ndodhej në shtëpinë e Nënës dhe kryente meshën për të gjithë ne. Unë nuk mund të ecja në atë kohë, dhe ndonëse motrat më mbanin deri tek mesha, që të mos bëja pis rrobat, në disa raste më është dashur të zvarritem në dysheme.

Screen Shot 2016-08-31 at 12.23.34Për shkak se më duhej të zvarritesha kudo, Nënë Tereza dukej shumë e gjatë, kur e shihja nga poshtë-lart, edhe pse ajo ishte në fakt shumë e imët. Ajo ishte hija ime e gjatë, që mbante përherë një sy mbrojtës mbi mua. Fliste shumë të butë, dhe me një anglishte me pakëz theks. Nuk e pashë kurrë t’i bërtiste ndokujt, por ajo një person, me të cilën e dije që nuk do të doje të hyje në bela.

Tre nënat e mia

Shumë prej kujtimeve që unë kam për Kolkatën dhe jetën si jetim janë një makth. Ishte një periudhë e errët, e trishtë dhe plot vetmi. Madje një herë pushova së foluri për gjashtë muaj, kur mësova se askush nuk do të vinte të më merrte, dhe mund të mos kisha folur më kurrë, nëse Nënë Tereza nuk do të kishte sjellë një psikolog që të më ndihmonte.

Ato pak kujtime që kam prej saj janë të lumtur, dhe unë preferoj të mos përqafoj demonët e maktheve të mia, por në vend të kësaj, të përqëndrohem në kujtimet që kam për të – sidomos buzëqeshjen e saj.

Screen Shot 2016-08-31 at 12.23.40Në jetën time, kam pasur tri nëna. Nëna ime e lindjes, gruaja që më adoptoi, Patricia, dhe Nënë Terezën. Me shumë gjasa nuk do të isha gjallë, nëse rruga ime nuk do të ish kryqëzuar me të sajën. Ajo më dha mbrojtje kur kisha nevojë më shumë. Ajo u kujdes për mua dhe luftoi në anën time, me qëllim që të arrija t’i mbijetoja “gropës së zezë” të Kolkatës. Unë nuk do të isha ulur këtu, duke shkruajtur këtë që po shkruaj, po të mos ishte për Nënë Terezën.

Një fat i ndryshëm

Unë u adoptova nga nëna ime Patricia në vitin 1985 dhe shkova në Auckland. Dëgjesa për adoptimin tim ishte në 12 shkurt, kështu që gjykatësi e caktoi ditëlindjen time në të njëjtën ditë me seancën gjyqësore – 12 shkurt. Ai pastaj zgjodhi vitin tim të lindjes: 1977.

Screen Shot 2016-08-31 at 12.23.5212 shkurti 1986 ishte dita kur mori fund makthi dhe nisi ëndrra. Ne u zhvendosëm në Angli 18 muaj më vonë, aty ku isha me fat që pata një jetë të privilegjuar. Kam pasur një arsimim shumë të mirë, miq fantastikë dhe trajtimin më të mirë mjekësor.

Kur isha 18 vjeç, u ktheva në Kolkatë për herë të parë që prej largimit. Ishte një udhëtim i vështirë për mua. Nuk kisha asnjë lidhje me vendin, kulturën, mjedisin.

Sinqerisht, më detyroi të përballem me disa çështje të vështira, që lidhen me kuptimin që unë kam për vetveten dhe identitetin tim. Kaloi shumë kohë, përpara se unë të vetëdijësohesha për rrënjët e mia, dhe kaloi një tjetër dekadë, para se të rikthehesha në Kolkata.

Unë shkova dhe e takova Nënë Terezën në atë udhëtim të parë, dhe ai ishte viti kur ajo vdiq.

Nuk e di nëse i kam thënë: “Faleminderit që më dhe jetë”, por duhej ta kisha bërë.

Ja se çfarë më tha ajo mua: “Asgjë nuk është e vështirë, vetëm e ndryshme. Nëse nuk gjen askënd që të të ndihmojë të bësh atë që do, bëje vetëm, dhe mos ki frikë nga e panjohura”.

  • Gautam Lewis është pilot, fotograf dhe i mbijetuar i poliomelitit në Kolkatë. Ai i kaloi vitet e parë të jetës në Shishu Bhavan, nën kujdesin e Nënë Terezës, përpara se të adoptohej / CNN – www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *