Home»Lifestyle»Veprimet “e thjeshta” që ju çojnë drejt përsosmërisë 

Veprimet “e thjeshta” që ju çojnë drejt përsosmërisë 

Dëshironi të bëheni një njeri më i mirë në çdo ditë që kalon? Duke punuar nga pak në mënyrë sistematike, mund ta shndërroni veten nga një person i zakonshëm në një njeri ideal, për të cilin do të jeni krenarë.

Screen Shot 2016-07-13 at 07.05.30

Ja cilët janë hapat për të shkuar drejt përsosjes së vetes.

Lexoni libra

Librat janë një burim i dijes së përqendruar. Sa më shumë libra që të lexoni, aq më shumë dituri do të ketë përpara jush. Përzgjidhni me kujdes librat që i përshtaten interesit tuaj dhe mos humbni më kohë për t’i lexuar ato.

Mësoni një gjuhë të huaj

Çdo gjuhë e huaj është një thesar më tepër për ju. Jo vetëm që do t’ju mprihet mendja dhe do t’ju thellohen njohuritë, por duke mësuar një gjuhë të re, do të eksploroni një kulturë krejt ndryshe nga juaja, gjë që do t’ju shërbejë për mirë.

Zgjidhni një hobi të ri

Dëshironi të përsosni veten? Shtyjeni drejt limiteve! Zgjidhni një hobi komplet tjetër nga ato që keni bërë deri më tani dhe mos hezitoni të jepni më të mirën tuaj për të treguar se jeni të aftë t’ia dilni me sukses çdo sfide. Nuk ka rëndësi nëse është një lloj kërcimi, mësim gatimi apo një aftësi tjetër, përkushtojini kohë diçkaje që për ju është e re.

Tejkaloni frikën

Të gjithë kemi të paktën një frikë që na mundon. Pasiguria që lidhet me këtë frikë do t’ju gërryejë nga brenda. Mos e lejoni këtë. Luftoni frikën tuaj më të madhe dhe do të shihni se do t’ju duket sikur keni rilindur. Jo vetëm që do të jeni më të fortë, por do t’ju duket vetja të pandalshëm.

Rrisni aftësitë tuaja

Sa aftësi keni në një fushë të caktuar që ju pëlqen? Përse të mos i rrisni edhe më tepër këto aftësi? Gjeni diçka që e bëni me shumë pasion dhe të cilën doni ta çoni në një nivel tjetër dhe përsoseni atë aftësi.

Zgjohuni herët

Pavarësisht se sa ëndrra mund të keni, asnjëra nga këto nuk mund të përmbushet nëse nuk zgjoheni herët për të vënë në vijë punët tuaja. Zgjimi herët përmirëson produktivitetin tuaj dhe cilësinë e jetës që bëni.

Braktisni zonën e rehatisë

Një person rritet dhe zhvillohet vërtet kur haset me diçka të vështirë, të cilën e tejkalon. Nëse gjithnjë bëni aktivitete ku ndiheni rehat dhe nuk ndërmerrni asnjë rrezik, nuk mund të thuhet se keni mësuar shumë nga jeta juaj. Trazojeni pak rutinën tuaj dhe bëni diçka ndryshe. Ekspozojeni veten ndaj gjërave të reja dhe mësoni prej tyre.

Sfidoni

Krijoni një sfidë me dikë, konkurrenca është një nga mënyrat më të mira për t’u zhvilluar si person. Vërini vetes një sfidë dhe arrijeni objektivin që dëshironi. Jo vetëm që do të fitoni shumë personalisht, por do të ndiheni edhe krenarë për veten.

Kuptoni dobësitë tuaja

Ka shumë gjëra për të cilat ju nuk keni dijeni, ndaj zbulimi i pikave tuaja të dobëta është një nga gjërat kryesore që duhet të bëni për t’u zhvilluar edhe më tepër si njeri. Kuptoni se gjithnjë ka gjëra që nuk mund t’i kontrolloni apo t’i njihni. Pasi ta keni kuptuar këtë gjë te vetja, veproni për t’i njohur më tej.

Hiqni dorë nga një ves

Kërkoni të rriteni dhe të bëheni personi më i mirë për veten? Heqja dorë nga një ves është një fillim shumë i mbarë. Mos lejoni që një zakon i keq t’ju mposhtë dhe t’ju bëjë të pranoni se ju nuk mund ta luftoni atë. Fitoni një betejë personale dhe do të fitoni edhe veten akoma më të fortë.

Mësoni nga ata që ju frymëzojnë

Njihni dikë që për ju është një pikë referimi? Mos hezitoni t’i kërkoni ndihmë që të bëheni një person edhe më i mirë. Një person të cilin e admironi, ka disa cilësi që ju do të donit t’i kishit. Përse të mos i keni këto cilësi?

Shmangni personat negativë

Nuk mund të bëheni personi që dëshironi nëse rrethoheni nga të tjerë që ju mbushin me negativitet. Mbani afër ata që janë pozitivë dhe mos e kaloni kohën më kot me persona që nuk ju sjellin asnjë të mirë.

Kufizoni kohën në internet

Mjaft e humbët kohën duke u marrë me internetin dhe gjërat që nuk do t’ju shërbejnë, është koha që të bëni veprime reale për të ndryshuar jetën tuaj. Po ashtu, hiqni dorë nga televizori, sepse është një mënyrë për të çuar dëm kohën, por jo për fituar ndonjë gjë të vlefshme.

Filloni një sfidë 30-ditore

Vërini vetes një qëllim dhe jepini 30 ditë kohë për ta përmbushur. Nuk ka rëndësi nëse qëllimi juaj është t’i përmbaheni një zakoni të ri apo të bëni diçka që e keni dashur gjithnjë. 30 ditë është një kohë e mjaftueshme për të planifikuar, hartuar një strategji dhe për të vepruar në mënyrë që t’ia dilni me sukses.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *