Home»Sport»Marco Materazzi zbulon fjalët e vërteta që i tha Zidane, para se francezi ta godiste me kokë

Marco Materazzi zbulon fjalët e vërteta që i tha Zidane, para se francezi ta godiste me kokë

Screen Shot 2016-07-09 at 09.44.39

Marco Materazzi ka zbuluar atë që ai i tha në të vërtetë Zinedine Zidane para incidentit të famshëm në Kupën e Botës 2006.

Ai pranoi gjithashtu se incidenti me Zidane i ka ndryshuar jetën e tij pasi ai mori shumë më tepër vëmendjen e mediave.

“Që nga ajo ditë, kam marrë kërkesa për intervista nga e gjithë bota. ” tha Materazzi për L’Equipe.

“Vendosa të publikojë një libër në lidhje me këtë ngjarje sepse të gjithë më pyesin se çfarë i kisha thënë atij (Zidane) që reagoj aq fortë. Fjalët e mia ishin të rënda, por nuk e meritonin atë reagim. Në çdo lagje të Romës, Napoli, Torino, Milano Paris, kam dëgjuar gjëra shumë më të rënda. “shtoi ai.

“Kam biseduar në lidhje me motrën e tij por jo me nënën e tij, ashtu si kam lexuar në disa gazeta. Nëna ime vdiq kur isha adoleshent, unë kurrë nuk do të ta fyeja nënën e tij.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *