Home»Speciale»Jeta dhe “vdekja” e Mr. Pub. A “po merr fund” një institucion i lashtë, jo vetëm alkoolik?

Jeta dhe “vdekja” e Mr. Pub. A “po merr fund” një institucion i lashtë, jo vetëm alkoolik?

Screen Shot 2015-12-06 at 10.41.00 AM

Në një artikull të famshëm të shkurtit 1946 për “Evening Standard, George Orwelli e përshkruante kështu “Hënën nën ujë”, pub-in e tij të përsosur: “Arkitekturë viktoriane, lojë me shigjeta (darts), mjaftueshëm i heshtur sa për të mundur që të bisedosh, pra as radio e as piano, baristë që i njohin klientët me emra, mundësi për të blerë cigare, duhan dhe pulla, si dhe për të përdorur telefonin, “snack” si sanduiçi me salçiçe, molusqe, djathra dhe kastraveca, në katin e sipërm një drekë më e bollshme me bazë rostoje dhe patate, gjashtë ditë në javë, një pintë birrë e ofruar gjithmonë me kriklla me stemën e pub-it, si dhe një kopësht në pjesën e pasme, me qëllim që të vijë aty e gjithë familja, nëna ka një vend ku të sjellë fëmijët për të luajtur, ndërkohë që babai rri dhe pi me miqtë në banak”. Ishte një pub kaq i përsosur, saqë ishte imagjinar: “Hëna poshtë ujit” ekzistonte vetëm në fantazinë e shkrimtarit të madh…


Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *