Home»Bota»Burimet amerikane: Grushti i shtetit në Turqi, i zuri në befasi qarqet diplomatike

Burimet amerikane: Grushti i shtetit në Turqi, i zuri në befasi qarqet diplomatike

Screen Shot 2016-07-17 at 16.47.38

Të gjithë i zuri në befasi grushti i dështuar i shtetit, i të premtes në Turqi, tha sot Peter King, i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit të SHBA. “Me aq sa di unë, nuk ka pasur diskutim diplomatik, nuk ka pasur biseda të shërbimeve të fshehtë, në lidhje me këtë grushti shteti”, u shpreh King. “Ne e dimë se shumë njerëz në ushtri [ishin] të pakënaqur dhe janë kundërshtarë të fortë të Presidentit Erdogan, teksa ndienin që ai ishte bërë një diktator virtual, dhe ai kishte spastruar edhe një numër të madh njerëzish në ushtri. Por askush, me sa di unë, nuk parashikoi që ky grusht shteti do të ndodhte”, shtoi King. Sipas tij, sundimi i Erdoganit do të bëhet “më diktatorial” pas përpjekjes për grusht shteti. /bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *