Home»Bota»Si të mbrohemi nga terroristët “e rritur brenda”?

Si të mbrohemi nga terroristët “e rritur brenda”?

Screen Shot 2016-06-14 at 09.22.22Nga Zalmay Khalilzad

Masakra e Orlandos është unike vetëm sa i përket numrit të të vdekurve të shkaktuar në tokën amerikane. Që prej themelimit të Shtetit Islamik në vitin 2014, udhëheqësit e ISIS-it kanë nxitur ndjekësit e tyre të ndërmarrin sulme të tipit të “ujkut të vetmuar” kundër shenjestrave në Shtetet e Bashkuara, si civile ashtu edhe ushtarake. Vetë-fillestarët e frymëzuar nga ISIS-i pasuan me sulmet në Çatanoga, Garland dhe San Bernardino.

Edhe para tragjedisë së fundit, dhuna  e ISIS-it në shkallën e sulmit në Orlando, ishte bërë një skenë shumë e njohur në Evropë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, ku myslimanët e tjerë mbajnë barrën më të madhe të këtij ekstremizmi. Kërcënimi i terrorizmit islamik, do të vazhdojë për aq kohë sa kriza e qytetërimit islam të mbetet e pazgjidhur.

Globalizimi, fluksi i refugjatëve, si dhe përhapja e teknologjisë u sigurojnë ekstremistëve mundësi për të përhapur mesazhe dhe rekrutuar përkrahësit e tyre nëpër botë. Nga ana tjetër, individët e vetë-radikalizuar mund të arrijnë tek grupet e jashtme si ISIS-i për udhëzime dhe ndjenjën e përkatësisë në një grup të rëndësishëm dhe të madh.

Sulmi i Orlandos, si një akt i terrorizmit të lindur në SHBA dhe të ndikuar nga terroristët jashtë vendit, mund të jetë një shenjë paralajmëruese e sulmeve të ardhshme. Si duhet të përballen Shtetet e Bashkuara me këtë kërcënim? Ndërkombëtarisht, sulmet e Orlandos apelojnë për një sulm të intensifikuar për të mposhtur ISIS-in dhe grupete e tjera terroriste, të mobilizuara kundër Shteteve të Bashkuara.

Uashingtoni është duke paguar çmimin e tërheqjes së nxituar nga Iraku dhe politikave plot të meta në Siri, çka nxiti edhe rritjen e Shtetit Islamik. Aftësia e ISIS-it për të zënë boshllëkun e pushtetit dhe për të krijuar de fakto një shtet, ka shërbyer si një frymëzim për xhihadistët në mbarë botën. Në mënyrë të veçantë, ne kemi nevojë për rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis vendeve që përkrashin të njëjtën linjë kundër terrorizimit për:

• Reduktimin e hapësirës së paqeverisur që ushqen bazat terroriste.

• Krijimin e kushteve që mund të lehtësojnë jetën evendbanime të balancuara dhe të qëndrueshme në luftërat civile që janë duke nxitur ekstremizmin islamik.

• Mbështetje ndaj të moderuarve dhe forcave laike, të cilët mund të mbizotërojnë dhe qeverisin në botën islame në një periudhë afatgjatë.

• Izolimin dhe përballjen me shtetet dhe subjektet jo-shtetërore që mbështesin, sigurojnë bazat për terroristët dhe ekstremistët dhe i përdorin këta të fundit si një instrument politik.

Kjo është një përpjekje e disa gjeneratave, dhe do të duhet të ndiqet me kujdes. Programet për ndërtimin e shtetit janë të nevojshme për të ndihmuar forcat miqësore, të marrin kontrollin e zonave të paqeverisura. Në të njëjtën kohë, në shkallë të gjerë, angazhimet e zgjatura ushtarake në botën myslimane mund të dështojnë. SHBA-ja është e vetmja fuqi që mund të angazhohet diplomatikisht me të gjitha palët dhe parandalojë çdo fuqi që të bëhet një hegjemon rajonal, deri sa të arrihet në një ekuilibër të qëndrueshëm të pushtetit në rajonin e Lindjes së Mesme. Ne duhet të ndërmarrim këto hapa pa u frenuar në luftën sektare sunito-shiite sektare.

Teksa përballemi me sfidat e politikës së jashtme, duhet të përforcojmë veten kundër kërcënimit terrorist, duke shqyrtuar masa mbrojtëse në shtëpi. Sfida kryesore është si të nxitet komuniteti mysliman të policojë komunitetet e veta, dhe të bashkëpunojnë në një masë të madhe në zbatimin e ligjit. Çfarëdo që të zbulojnë hetimet rreth Omar Maten, realiteti i vështirë është se vetë-radikalizmi apo radikalizmi i përhapur nga terroristët e llojit ISIS, është duke rezonuar tek një pjesë e vogël por e rëndësishme e komunitetit musliman në Perëndim, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja, veçanërisht në krahasim me homologët e saj evropianë, qëndron si një histori suksesi në mënyrën se si ka integruar emigrantët myslimanë. Ndërsa është e vërtetë se disa muslimanë janë duke përqafuar ekstremizmin teksa përballen me sfidat e modernitetit, ka pak dyshim se Shtetet e Bashkuara përfitojnë, vënë në balancë, nga talentet e emigrantëve myslimanë që kontribuojnë në projektin amerikan.

Përvoja e jetës sime është një shembull, por ka miliona të tjerë. Çështja është se si komunitetet myslimane mund të bëjnë një punë më të mirë në njohjen e aktiviteteve të dyshimta, dhe identifikimin e atyre që mund të jenë të ndjeshëm ndaj ndikimeve xhihadiste. Udhëheqësit laikë dhe tolerante në komunitetet myslimane, janë në fund të fundit për margjinalizimin dhe mundjen e ekstremistëve, që kërkojnë të depërtojnë tek komunitetet myslimane në Shtetet e Bashkuara.

Në angazhimin e komuniteteve myslimane, një dilemë e spikatur është se si t’ia bëjnë me amerikanët të cilët janë të dyshuar për lidhje me ekstremistët dhe grupet terroriste jashtë vendit ose që janë të vetë-radikalizuar. A janë politikat, programet dhe aftësitë tona të pajisura si duhet për të monitoruar këto aktivitete? A kemi bërë mjaftueshëm, brenda kufijve të ligjit, për të vepruar në mënyrë parandaluese, para se “ujqërit e vetmuar” të mund të kryejnë sulme?

Terrorizmit islamik sfidon çdo lloj zgjidhje të shpejtë dhe afat-shkurtër. Është e nevojshme një strategji gjithëpërfshirëse, për të trajtuar shkaqet rrënjësore të kërcënimit, të cilat në fund të fundit burojnë jashtë vendit. Por sulmet e Orlandos, nënvizojnë faktin se mbrojtja jonë e brendshme, është po aq jetike për të ruajtur liritë tona.

Shënim: Zalmaj Khalilzad është këshilltar në “Center for Strategic International Studies”. Ai ka qenë ambasador amerikan në Afganistan, Irak dhe OKB. Khalilzad është autor i një librit të ri:”I dërguari:Nga Kabuli në Shtëpinë e Bardhë: Udhëtimi përmes një bote të trazuar”.

“National Interest” – Në shqip nga bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *