Home»Sport»“Shpresa vdes e fundit”. Ja shpresat e Shqipërisë për t’u kualifikuar

“Shpresa vdes e fundit”. Ja shpresat e Shqipërisë për t’u kualifikuar

Screen Shot 2016-06-19 at 8.55.03 AM

Pas përfundimit të ndeshjeve të gurpeve B, C, dhe D, Shqipëria ka ende shpresa për një kualifikim të mundshëm për të kaluar në raundin tjetër të “Euro 2016”.

Me tre pikë të grumbulluara kuqezinjtë shpresojnë ende që të jenë një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta.

Dy opsionet që Shqipëria ka, jane dhe ndeshjet e fundit që do të luhen nesër në grupet E dhe F.

Në grupin E, Shqipërisë I intereson që Italia ose të fitojë ose të dalë barazim kundër Irlandës , ashtu sikurse edhe Belgjika me Suedinë.

Ndërsa në grupin F, Shqipëria I intereson që Hungaria duhet të fitojë përballë Portugalisë, ndërsa Islanda të barazoi ose të fitojë përballë Austrisë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *