Home»Sport»Projektohet pritja madhështore që do t’i rezervohet Kombëtares nesër në Tiranë, zbuloni detajet e organizimit

Projektohet pritja madhështore që do t’i rezervohet Kombëtares nesër në Tiranë, zbuloni detajet e organizimit

Screen Shot 2016-06-16 at 09.28.34Qeveria shqiptare, Digitalb dhe Bashkia Tiranë kanë projektuar këtë pritje që ne duhet ta kemi për detyrë t’ua bëjmë këtyre djemve dhe stafit të Kombëtares.

Ja plani që do të zbatojnë tre organizuesit e këtij eventi:

Pritja do të nisë të bëhet në Rinas, ku një autobus i hapur do të presë kuqezinjtë, ashtu si të ishte ekip kampion.

Do të bëhet bllokimi i rrugëve nga Aeroporti i Rinasit deri në sheshin “Nënë Tereza”

Dekor madhështor nga organizuesit nga aeroporti deri në Tiranë

Do të ketë njerëz rrugëve që do të dalin në mbështetje të kuqezinjve

Do të jepen çmime dhe vlerësimë për stafin dhe lojtarët kuqezinj nga drejtues të shtetit tonë.

Pritja do të bëhet në “Tirana Fan Zone”, sipas burimeve pranë “newsport.al”, bëhet me dije se do të jetë pritje madhështore po aq sa ajo e Papës që iu bë më 21 shtator të vitit 2014.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *