Home»Sport»Abrashi: S’kemi frikë nga ekipet e mëdha. Mavraj: Duam t’ia japim një shpullë Francës

Abrashi: S’kemi frikë nga ekipet e mëdha. Mavraj: Duam t’ia japim një shpullë Francës

Screen Shot 2016-06-15 at 10.53.28Amir Abrashi është futbollist me përvojë.

Dhe ai është realist. Para ndeshjes me Francën të mërkurën Abrashi ka thënë se nëse shikohet në aspeketin psikologjik francezët kanë përparësi.

“Franca luan në shtëpinë e vet dhe do të ketë presion nga fansat”, deklaroi për agjencinë gjermane të lajmeve DPA ai.

Futbollisti i Kombëtares, megjithatë, ka treguar vetëbesim të madh, duke thënë se “kemi treguar se nuk kemi frikë nga ekipet e mëdha. Mendoj se mund të arrijmë rezultat pozitiv”.

Mbrojtësi i Kombëtares Mërgim Mavraj, i cili luan për FC Köln, është treguar edhe më i guximshëm.

Ai ka thënë se lojtarët shqiptarë më së shumti mendojnë se si t’ia japin një shpullë Francës.

Në dy vitet e fundit Shqipëria e ka sfiduar Francën dy herë: njëherë ka dalë barazim, herën tjetër e ka mposhtur me rezultat 1:0.

“Në dy vitet e fundit kemi luajtur dy herë kundër tyre dhe nuk i kemi mposhtur”, tha trajneri Didier Deschamps. Ai shtoi se pret një kundërshtar kompakt dhe të organizuar mirë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *