Home»Enciklopedike»Tre llojet e xhelozisë, sipas Frojdit

Tre llojet e xhelozisë, sipas Frojdit

Screen Shot 2016-05-17 at 12.27.38

Sipas Zigmund Frojdit, ekzistojnë tre lloje xhelozie: konkurruese, e projektuar dhe delirante. E para është ajo e shëndetshme dhe varet nga dëshira për supremaci ndaj pretendentëve të tjerë. E dyta lind kur xhelozi, që është edhe tradhëtar, nis të mendojë se partneri mund ta tradhëtojë gjithashtu. Shpesh herë lind nga ndjenja e fajit. Xhelozia delirante është bindja e pakontrollueshme se partneri po tradhëton, edhe pse nuk ekziston asnjë provë.

A ka një identikit të njeriut xheloz? Jo. Jemi të gjithë xhelozë, ose bëhemi kur hyjnmë në një marrëdhënie dashurore të rëndësishme.

Sigurisht, ata që janë të pasigurtë mund të përjetojnë ndjenja ankthi kur dyshojnë se i dashuri i ka braktisur apo tradhëtuar. Në përgjithësi sillen kështu, sepse në marrëdhënien me nënën, gjatë fëmijërisë, kanë përjetuar një ankth të vazhdueshëm nga braktisja. Por xhelozia nuk lidhet vetëm me dashurinë: mund të jemi xhelozë edhe ndaj një personi me të cilin lidhet shoku ynë, duke u futur kështu në mes tonë dhe tij./bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *