Home»Horizonte»Origjina e besimit tek patkoi fatsjellës

Origjina e besimit tek patkoi fatsjellës

Screen Shot 2016-05-19 at 14.15.41Qoftë nëse është i varur në mur për të ruajtur dhe tërhequr fatin e mirë, apo për të bekuiar ata që kalojnë, patkoi i kalit është një bestytni shumë e përhapur. Një shpejgim se si u bë fatsjellës, mund të jetë rrëfimi për Shën Dunstanin, një njeri i shenjtë që punonte si farkëtar, kur nuk merrej me lutjet apo nuk luante harpën e tij. Sipas kësaj historie, Shën DUnstani po bënte këtë të dytën kur djalli e dëgjoi të këndojë. Kënga e mbushi djallin me urrejtje, dhe ai gjithashtu nisi të këndojë. Djalli shkaktoi një zhurmë kaq të tmerrshme, saqë Dunstani e dinte që ajo shkaktohej nga një gjë me të vërtetë e keqe. Dunstani e kapi nga hunda me një palë instrumenta të farkëtarit dhe vazhdoi duke i vënë këpucë të nxehta prej hekuri djallit në këmbë, bashkë me gozhdët që shponin lëkurën e tij të butë. Ulërimat e agonisë ishin shumë të forta, aq sa zgjuan të vdekurit.

Dustani refuzoi t’ia heqë këpucët dhe gozhdët, deri kur djalli premtoi që nuk do të ngacmonte më njerëzit teksa këta luteshin në kishë, apo kudo tjetër, nën mbrojtjen e një patkoi kali. Dunstani e mbajti pjesën e tij të premtimit dhe që atëherë, patkoi ka mbrojtur këdo që e var në mur… sa kohë që qëndrojnë njerëz të virtytshëm.

Ka edhe disa shpjegime të tjerë për patkoin, duke përfshirë shoqërimin me numrin shtatë (numri i gozhdëve që përdoret zakonisht). Por çuditërisht, hekurpunuesi zakonisht shoqërohej me djallin dhe të keqen, e jo me të mirën. Ndërkohë që punuesi i metaleve të zinj lidhej me praktikën e magjisë së zezë, punuesi i metaleve të bardhë konsiderohej një person shumë më i respektueshëm./bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *