Home»Lifestyle»Ja 10 mënyra për të kuptuar nëse po ju gënjejnë

Ja 10 mënyra për të kuptuar nëse po ju gënjejnë

Screen Shot 2016-05-22 at 17.25.14

Të gjithë gënjejnë.

Studimet thonë se ne na gënjejnë nga 10 në 200 herë në ditë!

Njerëzit gënjejnë për gjithfarësoj arsyesh – që nga ajo për të mbuluar gabime apo nga sikleti, deri për fitime personale, shmangur konflikte, apo shmangur lëndimin e ndjenjave të dikujt tjetër.

Disa gënjejnë thjeshtë për të parë nëse mund t’ia hedhin, dhe të tjerë kanë gënjyer kaq shumë, për kaq gjatë, saqë nuk dinë të bëjnë ndryshe.

Disa gënjeshtra dallohen menjëherë, ndërkohë që të tjera janë më të osfistikuara.

Ne mund të mos jemi gjithmonë në gjendje të themi me vendosmëri nëse ajo që dëgjojmë është e vërtetë apo jo, por për të dalluar të vërtetën nga sajesat, ja gjërat për të cilat duhet të shihni.

Njerëzit që gënjejnë kanë prirjen të shfaqin këto tipare:

  1. Ata shmangin kontaktin me sy.
  2. Veprimet e tyre nuk përkojnë me ato që thonë. Për shembull, ata mund të jenë duke thënë “po, e mbarova raportin”, por koka e tyre mund të jetë duke lëvizur lehtë, sikur të jetë duke thënë “jo”.
  3. Ata shmangin personin përballë dhe mund ta kthejnë kokën apo trupin në anën tjetër.
  4. Shprehjet e tyre bëhen të kufizuara. Në vend që e gjithë fytyra të ketë shprehi e cila përkon me atë që po thonë, ata tërhiqen dhe një pjesë e fytyrës qëndron e ngrirë.
  5. Ata stërhollojnë fjalët. Në vend të thonë “Nuk e bëra”, ata mund të thonë, “Unë nuk do të bëja një gjë të tillë”.
  6. Ata pretendojnë vazhdimisht se po thonë të vërtetën, me shprehje të tilla si, që të jem i sinqertë, besomë, apo me thënë të vërtetën.
  7. Kur u bëhet një pyetje për të cilën nuk janë të përgatitur, ata mund të bëjnë pauza të gjata teksa krijojnë në mendje vazhdimin e serisë së ngjarjeve.
  8. Ata mund t’i ngatërrojnë fjalitë kur flasin, në vend që të ndjekin modelet e zakonshme të vënies së theksit.
  9. Ata shpesh herë përgjigjen në një mënyrë që i bën jehonë pyetjes. Nëse i pyet “A u bë gati raporti, se nuk e kam mbi tavolinë”, ata mund të thonë: “Po, është bërë, dhe unë e vura mbi tavolinë”.
  10. Ata mund të prekin shpesh herë fytyrën, fytin apo gojën, kruajnë hundën apo veshin, ose përgjithësisht mund të shfaqen nervozë.

Sigurisht, asnjë prej këtyre nuk vlejnë për të gjithë njerëzit, në të gjitha situatat. Por duke i kushtuar vëmendje gjuhës dhe gjuhës së trupit të njerëzve me të cilët flisni, ju mund të keni një ide në lidhje me ndershmërinë e tyre.

Dhe kjo është e vërteta! /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *