Home»Analiza»Fundi i politikës, ashtu siç e njohim ne. Ndarjet tradicionale ideologjike të së majtës dhe të djathtës, janë duke u shembur

Fundi i politikës, ashtu siç e njohim ne. Ndarjet tradicionale ideologjike të së majtës dhe të djathtës, janë duke u shembur

Pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e demokracisë liberale

Screen Shot 2016-05-07 at 08.14.51

Nga Kristian Keril

Zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA janë të jashtëzakonshme. Kush mund ta kishte parashikuar ngritjen mahnitëse të Donald Tramp, dhe provokimet e llogaritura e mendjemprehta të Bërni Sandersit? Por Shtetet e Bashkuara nuk janë i vetmi vend, ku politika e demokracisë liberale është duke marrë një kthesë të papritur. Mjafton të lexoni shkrimin e fundit të Pier Briançon në “Politico Europe”, mbi rënien më të fundit të partive tradicionale evropiane të krahut të majtë.

Ai bën një arsyetim bindës, se ato kanë kapur fundin. Situata e zymtë ekonomike, sfida e terrorizmit, dhe kriza e refugjatëve, paraqesin probleme për të cilat liderët e Evropës tradicionale – dhe mbi të gjitha ata në të majtë – nuk kanë përgjigje koherente. Për rrjedhojë, përfundon ai, “e majta evropiane duket shpesh e ndarë në dy kampe: njëri që humb zgjedhjet, dhe tjetri që nuk duket i interesuar për t’i fituar ato”. Mjaft e vërtetë.

E megjithatë, e djathta evropiane nuk është duke i bërë vetes ndonjë të mirë. Sikurse e thekson gazetari britanik Fredi Grej në “Spectator”, konservatorët tradicionalë gjenden gjithashtu në kaos. “Kudo që shikoni, vend pas vendi, janë duke fituar nacionalistët e krisur, ndërsa konservatorët pragmatikë janë të frikësuar”- shkruan ai…

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *