Home»Bota»Ja pse regjimi i Putinit është në prag të shembjes

Ja pse regjimi i Putinit është në prag të shembjes

 

Ngjarjet e trazuara në Ukrainë në vitin 2014, kanë reduktuar trajektoret e mundshme të vendit në një të vetme – një rrugë që shpejt do të çojë në rrëzimin e qeverisë së Putinit, në rast se nuk ka një ndryshim radikal të kursit të saj

Screen Shot 2016-04-21 at 09.07.41

Nga Nikolaj Petrov

“Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë”

Para krizës së Krimesë dhe asaj në Lindje të Ukrainës, dukej sikur rregjimi i presidentit Vladimir Putinit ishte mjaft i qëndrueshëm, dhe mund të zgjaste për disa vite me rradhë pa ndonjë ndryshim të thellë. Por pas vitit 2014, ka patur një ndryshim cilësor në karakterin e regjimit. Tani, legjitimitetin e vet rregjimi e gjen tek aksionet ushtarake, në vend të kutive të votimit.

Sot, legjitimitëti i regjimit buron jo nga poshtë-lart me anë të zgjedhjeve, por nga lart-poshtë, duke e vendosur vendin në një gjendje të përhershme lufte. Edhe pse Putin mbeti në pushtet, roli i tij ndryshoi rrënjësisht – tashmë ai është më shumë një Car, sesa drejtues i një institucioni të rëndësishëm. Regjimi ka lëvizur nga një sistem hibrid që ende mbante së jashtmi fasadën e një demokracie, në një shtet autoritar në shkallë të plotë, ndërsa ndryshimi i balancës së pushtetit i ka bërë elitat më të ndërvarura nga presidenti.

Ky pozicion është i paqëndrueshëm, duke patur parasysh tkurrjen e burimeve financiare, humbjen e durimit të elitave që nuk duan të jetojnë përherë në një kamp ushtarak, dhe degradimin e shpejtë të sistemit politik dhe administrativ të Rusisë…

Ne kemi marrë në konsideratë 5 dinamika të ndryshme, të cilat tentojnë t’i përgjigjen pyetjes sesa kohë i ka mbetur ende rregjimit të Putinit…

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *