Home»Horizonti.al»KURIOZITETE / Përse disa njerëz janë perfeksionistë?

KURIOZITETE / Përse disa njerëz janë perfeksionistë?

Screen Shot 2016-03-11 at 6.02.40 PMPër shkak të mënyrës si bashkëpunojnë gjenet dhe eksperienca. Efektet gjenetike shihen edhe tek të sapolindurit, temperamentet e ndryshëm të të cilëve dallohen që në fillimet e personalitetit të tyre. Studimet e fundit me binjakë sugjerojnë se personaliteti është më i trashëgueshëm nga sa mendohej fillimisht. Binjakët identikë kanë dy herë më shumë gjasa se sa binjakët joidentikë, që të ndajnë cilësi të tilla si vendosmëria, vetëkontrolli dhe sensi i qëllimit. Ndërkohë që perfeksionizmi mund të jetë pozitiv, duke sjellë arritja të larta, kënaqësi dhe vetëvlerësim, ai mund të jetë edhe negativ me kriticizëm të fortë, zhgënjim dhe depresion.

Të dy janë të lidhur me Pesë tiparet e Mëdhenj të personalitetit që përbëjnë personalitetet tona relativisht të qëndrueshme. Këto tipare janë sinqeriteti, ndërgjegjshmëria, ndërveprimi, dakordshmëria dhe neurotizmi. Megjithatë të gjithë këta tipare i nënshtrohen edhe ndikimit të përvojave jetësore./bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *