Home»Bota»Duhet durim dhe vetëpërmbajtje. Dhe mos i jepni më shumë para dhe kompetenca shërbimeve të sigurisë

Duhet durim dhe vetëpërmbajtje. Dhe mos i jepni më shumë para dhe kompetenca shërbimeve të sigurisë

Screen Shot 2016-03-22 at 18.37.30Simon Jenkins

Qëllimi i terrorizmit nuk është të shkatërrojë apo vrasë. Eshtë të ndjekë një kauzë politike, përmes publicitetit masiv që shoqëron atentatet tmerrues. Bombat e sotme në Bruksel, që me sa duket janë të lidhura me sulmet në Paris vitin e kaluar dhe kapjen e Salah Abdeslam të premten, kërkojnë pikërisht këtë gjë. Thjeshtë vrasja e kalimtarëve nuk i shërben një qëllimi lufte. Forca shpërthyese buron nga reagimi ynë ndaj tyre, nga vëmendja publike që i kushtohet dhe nga përgjigja e komunitetit politik. Publiciteti dhe reagimi janë “idiotësitë e dobishme” të terroristëve.

Asnjë komunitet nuk mund të jetë imun ndaj terrorizmit dhe sulmeve terroriste. Duke qenë se janë rastësorë, asnjë lloj mbrojtje nuk mund ta mbrojë komunitetin prej tyre. Asnjë sasi pune policore apo survejimi, asnjë lloj dislokimi ushtrish apo marinash, e jo më raketash apo armësh bërthamore, nuk mund t’i mbrojë prej tyre. Shërbimet e fshehtë dhe survejimi mund të bëjë të pamundurën, por kamikazët dhe vrasësit do të përshkojnë cdo lloj rrjete.

Terrori politik është i vjetër sa edhe lufta. Që nga legjionet romake, tek komanda e bombarduesve, ngulitja e terrorit tek popullsitë civile ka qenë armë standarte. “Lufta ndaj terrorizmit” është po aq e pakuptimtë, sa edhe “lufta ndaj armëve”.

Ajo që nuk është idiotësi, është të përpiqesh që të zbusësh, ose të mos përkeqësosh, zemërimin që shkakton aktet e terrorit, dhe më pas të zvogëlosh mundësinë e vetë incidentit. E para kërkon një politikë të jashtme më të mencur, se sa ajo që shumica e vendeve perëndimore kanë treguar ndaj botës myslimane gjatë dekadës së fundit. E dyta është edhe më e vështirë të arrihet. Ajo kërkon durim, dhe vetëpërmbajtje, në publicitetin që i bëhet ngjarjeve terroriste dhe në reagimin ndaj tyre.

Mbulimi mediatik për cdo akt dhune është i pamatur. Media duhet të “raportojë”, por ajo nuk duhet të cmendet duke zbuluar dhunën e shkaktuar, sic ka bërë në mënyrë të hapur me brutalitetin e Shtetit Islamik. Më serioze, qëllimi i terroristëve është që të “mbyllin” shoqërinë perëndimore, për të treguar se demokracia liberale është një mashtrim dhe për të vënë theksin në persekutimin e myslimanëve. E megjithatë, ky është reagimi i pandryshueshëm i industrisë së sigurisë ndaj këtyre incidenteve. E bindur për fuqinë e saj, ajo nuk guxon të pranojë se ka disa gjëra, kundër të ciulave nuk mund të na mbrojë. Kështu që kur ndodhin sulme, ajo menjëherë kërkon edhe më shumë para, edhe më shumë pushtet. Nuk i duhen dhënë./The Guardian – Në shqip nga www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *