Home»Bota»Belgjika ka rritur një përbindësh në gjirin e vet

Belgjika ka rritur një përbindësh në gjirin e vet

ENga Andrea Purgatori “Huffingtonpost.it

Brukseli sot
Belgjika është duke paguar një çmim shumë të lartë, për shkak të llogaritjeve të saj egoiste të neutralitetit të supozuar, përballë terrorizmit fondamentalist, i cili në dy vitet e fundit ka ndërtuar një rrjet bazash dhe militantësh, që është duke përgjakur zemrën e kryeqytetit të Evropës. Një llogaritje tërësisht e gabuar, të mendohet se Xhihadi do ta kishte kursyer këtë vend, në këmbim të tolerancës me të cilën shërbimet e inteligjencës dhe ato të sigurisë e kanë trajtuar geton në periferi të Brukselit, ku terroristët rekrutojnë luftëtarë dhe furnizoheshin me armë dhe eksploziv.

Kjo ishte kuptuar në mënyrë të përkryer pas sulmeve ndaj revistës “Charlie Hebdo” në janar të vitit të shkuar, kur infrastruktura e fshehtë logjistike e sulmuesve dhe celulave të fshehura xhihadiste në Belgjikë, kishte dalë në sipërfaqe me të gjithë seriozitetin e saj. Kishte pasur konfirmim në gusht të 2015-ës me dështimin për të sulmuar trenin e linjës Amsterdam-Paris, i parandaluar rastësisht nga 3 pasagjerë.

Dhe në 13 nëntor, me masakrat në Bataclan, stadium dhe në rrugët e kryeqytetit francez, që dëshmuan sesi gjithçka ishte organizuar dhe kordinuar në aksin Bruksel-Paris në padijeninë (ose më keq akoma) të shërbimeve sekrete të Belgjikës, që ndoshta mund ta kishin penguar atë masakër.

Tani, pas katër muajsh gjuetie të tërbuar dhe jo të plotë ndaj Salah Abdeslam, i cili ishte fshehur pak metra nga shtëpia në qarkun e Molenbekut, inteligjenca belge shpresonte t’i kishte dhënë fund kërcënimit që nderej mbi vendin dhe Evropën. Prapë një llogaritje e gabuar, dhe këtë e tregon shkalla

e sulmeve dhe dhuna me të cilën Xhihadi ka vendosur nën thundër kryeqytetin belg, duke e goditur për hakmarrje.

Pas masakrave të Parisit, ekspertët e terrorizmit patën treguar të paktën 30 nga 40 përbërësit e rrjetit përgjegjës për zinxhirin e sulmeve. Tani është e qartë se ky numërim duhet të rifreskohet. Imagjinimi I sulmeve të sotme si thjesht një hakmarrje në të nxehtë për shkak të kapjes së Salah Abdeslam, nuk ndihmon të kuptohen përmasat e përbindëshit që Belgjika ka lejuar të rritet në gjirin e vet.

Nuk bëhet fjalë për veprime të improvizuara, por për një plan të paracaktuar, i cila kërkon një mendje dhe shumë armë. Shpresojmë që sulmet e fundit të jenë një mësim tragjik për të bindur organet e inteligjencës dhe sigurisë evropiane (ato të Belgjikës para së gjithash), se për të luftuar terrorizmin fundamentalist, duhet të kapërcejnë vetë-interesin kombëtar (dhe llogaritjet e vogla për neutralitetin e Belgjikës), për të aktivizuar menjëherë një shkëmbim të vërtetë informacioni mes agjensive të sigurisë, dhe një strategji që shkon përtej kufijve kombëtarë./www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *