Home»Bota»Arrestohet “truri” i sulmeve terroriste në Bruksel

Arrestohet “truri” i sulmeve terroriste në Bruksel

arrestArrestohet, Najim Laachraoui, njeriu me xhaketë të bardhë dhe kapele i cili është fotografuar së bashku me dy kamikazët që hodhën veten në erë në aeroportin Zaventem të Brukselit mëngjesin e së Martës 22 Mars 2016. Ai eshte arrestuar në Anderlect, informon media belge. Policia publikoi dje foton duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij, ndërsa sot u mësua emri i tij. Sipas RTBF Najim Laachraoui, 24 vjeçari xhihadist, është pjesë e grupit të sulmeve të 13 Nëntorit të 2015 në Paris.

Laachraoui ishte rritur ne Belgjike

Mediat belge thonë se 24-vjeçari është rritur në Bruksel në lagjen Schaerbeek dhe ishte shumë I njohur për policinë. Ai besohet se ka udhëtuar në Siri në 2013 dhe mendohet se është një ndër njerëzit kyç për rekrutimin e të rinjve për xhihad në Bruksel. Ne 2014 ishte shpallur ne kerkim nderkombetar. Në 2014 ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar, por mesa duket kjo nuk e ndaloi të kthehej në Belgjikë. Që prej dhjetorit policia ishte në kërkim të Soufian Kayal, emri me të cilin njihej Laachraoui. Televizioni shtetëror RTBF thotë se ai mund të jetë një nga prodhuesit e bombave që u përdorën në sulmet e Parisit. ADN-ja e tij ishte gjetur në shtëpitë e përdorura nga atentatorët e Parisiti vitin e kaluar, kanë thënë prokurorët, shkruan The Guardian. Ai ka udhëtuar drejt Hungarisë në shtator me të dyshuarin kryesor të atentateve të  Parisit, Salah Abdeslam. Nga tre shpërthimet, 2 në aeroport dhe tjetri në metro, humbën jetën 31 persona dhe mbi 200 mbetën të plagosur./oranews

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *